E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i dënuari me 21-vite burg për vrasje

Ky shtetas ishte dënuar me 21 vjet heqje lirie me vendim të datës 16.01.1993 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për konsumim të veprës penale të Vrasjes.

I kërkuari, në vitin 1997 është larguar nga burgu, ku po vuante dënimin për këtë vepër penale. Gjatë këtyre viteve, i kërkuari i është shmangur arrestimit duke u strehuar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kohët e fundit ai ka qëndruar në Tiranë, duke u maskuar si biznesmen. Materialet në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale të Vrasjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›