Shpallen sot lista përfundimtare për në universitete
Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë,(APRIAL), e ka mbyllur tashmë këtë listë, ndërsa pritet të dërgohet në Ministrinë e Arsimit, e prej andej lista do të shpërndahet në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
"Listat janë bërë gati dhe sipas aftit të përcaktuar, më 25 shtator do t'i dorëzojmë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencave, më pas është kjo e fundit që do t'i dërgojë nëpër universitete dhe gjimnaze", tha Frederik Shalësi, drejtor i APRIAL-it.
Në fazën e parë të regjistrimeve mbetën 2207 vende të paplotësuara. Automatikisht këto vende janë rifutur sërish në garë, duke u dhënë shpresë maturantëve të tjerë të cilët nuk kanë arritur që të dalin fitues në fazën e parë.
Listat e kuotave të paplotësuara, në të gjitha fakultetet e universiteteve publike të vendit janë dorëzuar pranë Agjencisë së Pranimit në Universitete (APRIAL), ku dhe do të përpunohen sërish të dhënat. Por, nuk do të futen ata studentë emrat e të cilëve kanë rezultuar fitues, por nuk janë regjistruar.