E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, sherr për motive pronësie, plagoset 44 vjecari

Një 44 vjecar ka mbetur i plagosur pas një grindje për motive pronësie në fshatin Shtiqën të Kukësit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit. 

KUKËS- Një grindje për motive pronësie ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si rezultat ka mbetur i plagosur një 44 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas mesditës në fshatin Shtiqën rreth 4 km larg qytetit të Kukësit.
Emërli Shehu ka qëlluar me armë gjahu bashkëfshatarin e tij Hebib Aliaj, 44 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbledhur në vendin e ngjarjes dëshmitë e banorëve dhe është vënë në kërkim të autorit të plagosjes, Emërli Shehu.
(e.n/ata/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›