Arrestohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Durrës
Sipas policisë, Edison Çela, 35-vjeç, dyshohet se është autori i vrasjes, pasi gjurmë të tij janë gjetur në një motor, me të cilin u largua pasi kreu krimin. Të njëjtat burime thonë, se i dyshuari përdor dy emra për të fshehur gjurmët e krimit. Edison Çela ose Arjan Çela, është pronar i një lokali në Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, kur nga të shtëna armësh në një lokal nate, gjetën vdekjen shtetasit Luan dhe Andi Curri, si dhe Edmond Shemsi.