E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, në shkurt mblidhet Këshilli Kombëtar

TIRANE- Partia Demokratike do të mbledhë gjatë 10-ditëshit të parë të muajit shkurt, Këshillin Kombëtar për të zgjedhur kryesinë, sekretarët dhe udhëheqjen e partisë. Kryeministri Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike deklaroi dje se “mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u shty për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet, e cila u menaxhua në mënyrën më të përgjegjshme”. “Nuk mund të shkëpusja eksponentë të rëndësishëm të partisë, të cilët ishin ditë e natë në krye të procesit të menaxhimit”, tha Berisha. Ai siguroi se “gjatë 10-ditëshit të parë të shkurtit, Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë, sekretetarët dhe udhëheqjen e partisë”. Kuvendi i IX Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh në 14 dhjetor 2009, rikonfirmoi Kryeministrin Sali Berisha në krye të partisë me 1208 vota pro nga 1218 delegatë, që morën pjesë në votim, ndërkohë që 5 vota ishin kundër dhe po aq vota, abstenime. Delegatët e këtij Kuvendi votuan edhe për zgjedhjen e 100 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, një nga forumet më të rëndësishme të partisë. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›