E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra ne Devoll, policia: Autori mund të ketë ikur ne Greqi

DEVOLL- Kanë vazhduar gjithë natën për arrestimin e autorit të masakrës së ndodhur dje në mesditë në fshatin Vidohovë të Devollit. Policia e Korçës së bashku me RENEA-n gjatë ditës së djeshme kishte rrethuar fshatin për kapjen e Besim KarajT, që dyshohet se është ende i armatosur. Por për shkak se Vidohova është fshat kufitar, dyshohet që Karaj të ketë kaluar në tokën greke. Drejtues të policisë së Korçës kanë shpërndarë një foto të të kërkuarit, ndërkohë që janë marrë kontakte dhe me policinë greke.Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orën 14:15 të ditës së premte, pranë një lokali në qendër të fshatit Vidohovë, ku ndodheshin dhe tre vëllezërit Mulliri. 45-vjeçari Besim Karaj, nga Thumana e Tiranës, me banim e dhëndër në Vidohovë, i është afruar pranë lokalit i armatosur me një automatik kallashnikov. Në këtë moment u ka komunikuar vëllezërve se do të hakmerrej, pasi 23-vjeçari Taulanti i ngacmonte gruan. Sipas burimeve për "Gazeta Shqiptare", Taulanti i ka thënë Karajt: "Aman, mos më vrit!" Por, 45-vjeçari ka drejtuar breshëritë e kallashit mbi ta. I pari ka ndërruar jetë Taulanti, që dyshohet të ketë qenë objektivi i parë i hakmarrjes. Edhe Xhuliani, vëllai i dytë ka gjetur vdekjen ndërsa vëllai i vogël, Endri, është dërguar në spital. Terrori me armë ka vazhduar disa minuta, derisa vrasësit i janë mbaruar fishekët në karikator.Fillimisht, pista e parë u evidentua ajo e hakmarrjes, pasi Liljana, nëna e viktimave, në vitin 2003 ka vrarë një fëmijë 7 vjeç, të cilin pasi e ka vrarë, e ka hedhur në një pus. Ngjarja u zbulua dy vjet më vonë dhe ajo u arrestua. Aktualisht ajo ndodhet në burgun 325 (burgu i grave) në Tiranë, ku kryen dënimin për vrasjen dhe hedhjen në pus të vogelushit.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›