Lustracioni, VMRO DPMNE kritikon Gjykatën Kushtetuese
SHKUP- Partia qeverisëse në Maqedoni, VMRO DPMNE ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit për të anulluar katër nene të ligjit për lustrim.Ligji pë lustrim parashikon që nëse verifikohet se dikush ka qenë pjesë e shërbimeve sekrete të sistemit të kaluar, ai nuk mund të ketë poste publike.VMRO DPMNE thotë se gjykatësit janë zgjedhur në kohën kur qeverisnin social-demokratët që tani janë në opozitë dhe ata mbrojnë zyrtarët e kësaj partie.Por opozita i ka hedhur poshtë këto deklarat adhe reagimin e partisë në pushtet e konsideron si presion ndaj pavarësisë së gjykatave.Vetë gjykata nuk ka reaguar.Nuk është hera e parë që VMRO DPMNE sulmon Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i saj në fund të vitit pranoi se ka presione politike.Ndërkohë Maqedonia është kritikuar nga përfaqësues ndërkombëtarë për ndërhyrje në punën e gjykatave.(bbc/BalkanWeb)