Analistët: Faktori ndërkombëtar, i besueshëm në Maqedoni

OSBE-ja dhe faktori ndërkombëtar në Maqedoni nuk e kanë humbur besueshmërinë e tyre. Kështu vlerësojnë analistët politikë Mersel Bilalli dhe Petar Arsovski, duke shtuar se qëndrimi i Qeverisë ndaj mesazheve të bashkësisë ndërkombëtare është irracional dhe se partnerët e koalicionit po e shfrytëzojnë faktorin ndërkombëtar për interesat e tyre politike.
“është fjala për logjikën e veprimit kundër të gjithëve, si ndaj Fueres,
Volebekut. Kjo tregon se Qeveria aktuale është debalansuar dhe vepron
në stilin joracional përkundër apeleve të Bashkësisë ndërkombëtare. Me
siguri kjo është rezultat i paaftësisë së përmbushjes së obligimeve dhe
ngushtësisë për zgjidhjen apo mos zgjiedhjen e problemit të emrit me
Greqinë. Unë mendoj se Qeveria Gruevski ka humbur kredibilitetin, pasi 4
vjet, nuk janë duke realizuar asnjë qëllim as në segmentin ekonomik,
social apo proceset eurointegruese”, tha Mersel Bilalli, analist
politik.
“Mendoj se për këtë vendim, pavarësisht pranisë së OSBE-së, partnerët do
të kishin qëndrime të ndryshme. Mendoj se ndoshta partnerët e
shfrytëzojnë OSBE-në për tu përplasur mes tyre, por nuk mendoj se
OSBE-ja është shkaku i qëndrimeve të kundërta, pasi shkaku i vërtëtë
sipas meje, është injorimi i partnerit të vogël nga ana e partnerit të
madh, si dhe promovimi i një vendimi në llogari të partnerit të vogël,
pa pregatitur më parë terrenin”, thote Petar Arsovski, analist politik.
Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE-ja dhe Bashkimi Demokratik
për Integrim u përplasën ditët e fundit rreth letrës së Komisionerit të
Lartë të OSBE-së për Pakicat, Knut Volebek, pasi Ministrat shqiptarë,
nëpërmjet Zv.Kryeministrit Abdylaqim Ademi kundërshtuan qëndrimin e
Kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj OSBE-së.
Shkëlzen Aqifi