Prefektura zbulon shkelje me titujt e pronesise

Prefekti Alizoti Per shkaktaret ndjekje penale
Komisioni i Verifikimit te Titujve te Pronesise i ngritur ne Prefekturen Durres ka qellimin kryesor shqyrtimin e te gjitha ankesave qe vijne nga njesite vendore dhe verifikimin e shkeljeve te denoncuara dhe te konstatuara qe per fatin e keq jane te shumta ne bashki dhe komuna - deklaroi per standardin prefekti Genci Alizoti. Sipas tij prej tre muajsh pra qysh nga muaji korrik procesi mbetet i bllokuar kurse nje numer i madh ankesash qe arrin ne mbi 600 te tilla te ardhura nga banoret e bashkive dhe komunave do te jene objekt i punes se KVTP-se kryesisht per tokat bujqesore nje numer i madh dosjesh kane mberritur edhe nga ZRPP-ja. Zoti Alizoti deklaroi per standardin se mungesa e funksionimit te KVTP-se ka ardhur per shkak se pritet miratimi i nje tjeter ligji ne Parlament ose shtyrja e afateve per kete komision Qarku yne eshte me shume probleme lidhur me regjistrimin e tokave te ndara sipas Ligjit 7501 dhe konkretisht kemi konstatuar shkelje ne bashkine e Sukthit komuna Rashbull Xhafzotaj ne Kruje etj. KVTP-ja do te rifilloje serish punen sepse ne shume njesi problemet ne lidhje me ndarjen e tokes dhe regjistrimin e saj ne hipoteke jane te karaktereve te ndryshme. Per vitin 2011 deri ne muajin tetor KVTP-ja ka marre 10 vendime per komunen e Thumanes ne Kruje per shfuqizimin e akteve qe lidhen me rastet kur toka eshte zene me force nga persona qe nuk iu takon sipas ligjit ankesa te shumta paraqiten cdo dite ne Prefekturen e Durresit ne lidhje me token e perfituar ne baze te Ligjit 7501 e cila nuk eshte shoqeruar me dokumentacionin e duhur dhe azhornimet perkatese ne menyre qe ajo te mund te regjistrohet ne ZRPP. Sipas prefektit Alizoti Raporti i Prefektures se Durresit evidenton problematiken e gjere te 20 viteve te fundit lidhur me Titujt e Pronesise te perfituara ne menyre te paligjshme. Ky raport qe do ti raportohet edhe Kryeministrit Berisha evidenton se pergjate vitit 2010 Komisioni per Verifikimin e te gjithe Titujve te Pronesise mbi Token Bujqesore 126 tapi jane per tu shfuqizuar kurse komisionet vendore te fshatrave kane kapercyer kompetencat per 126 tapi pronesie dosje te tjera te cilat jane mbyllur. Shkelje dhe abuzime jane verejtur ne dy ish-NB-te ne Hamallaj dhe ne Spitalle ku pas kontrolleve rezulton se ishin ndare 224 mije metra katrore toke me Ligjin 7501 personave qe nuk kane qene subjekt per kete ligj. Ne keto dy ish- NB jane shfuqizuar teresisht 23 certifikata pronesie ne bashkepunim edhe me ZRPP-ne gjithashtu abuzime shume te renda dhe flagrante jane konstatuar ne bashkine e Sukthit ne ish-NB ku u evidentua se procesi i ndarjes se tokes ne perdorim me ligjin e vitit 1992 dhe me pas te ndryshuar ne vitin 1995 Per kalimin ne Pronesi pa shperblim te tokes bujqesore eshte bere pa u zbatuar pika 9 e VKM-se 452 e cila ngarkonte komisionin e ndarjes se Tokave ne rreth te merrte vendimet perkatese per ndarjen e tokes se ketyre ndermarrjeve. Prefekti Alizoti tha pas informacionit te derguar nga Prokuroria e Rrethit Durres kemi evidentuar faktin se jane trajtuar me toke 186 shtetas te cilet nuk kane qene subjekt i Ligjit 7501 Per token ne raportin e Komisionit te Verifikimit te Titujve te Pronesise ne Prefekturen e Durresit. Komisioni ka kaluar ne ballafaqim me ligjin dhjetera ankesa. Sipas informacioneve nga specialistet e KVTP-se dhe Prefektures rezultoi se mjaft persona kane pare ne komuna e ne bashki prane zyrave te kadastrave te gjithe dokumentacionin per te cilin ka pasur edhe verejtje dhe me pas ka marre vendim per shfuqizimin e titullit te pronesise. Per te gjitha rastet e shfuqizimit te se drejtes se prones eshte konstatuar se perfituesit e kane marre ate siperfaqe toke ne menyre abuzive gje e cila do ti coje ata ne penalitete - tha Alizoti. Gjithashtu komisionet e ndarjes se tokes se ish-ndermarrjeve bujqesore dhe kooperativave kane vepruar ndryshe nga cfare ka parashikuar ligji Per token duke u dhene toke edhe personave qe nuk parashikohen ne ligj.