Arrestohet i riu mbante arme pa leje
Forcat Policise se Tiranes kane vene nen pranga nje te ri qe shetiste i armatosur rrugve te Tiranes. Gjate nje kontrolli rutine te organizuar nga efektivet e komisariatit nr 3. te Tiranes ne rrugen 4 Shkurti eshte bere arrestimi i Turi Jakut 27 vjec lindur e banues ne Rreshen. Arrestimi i tij u krye sepse rreth ores 10 te mbremjes gjate nje inspektimi te Forcave te Policise prane ambienteve te kompleksit Tajvan atij i jane gjetur nen posedim nje arme zjarri e tipit pistolete TT me nje kreher me 7 fishek. Ato i jane sekuestruar 27 vjecarit ne cilesine e proves materiale. Qe nga mbremja e djeshme i riu gjendet ne ambientet e paraburgimit ne pritje te vendimit qe do te merret ndaj tij.