E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumira policit te vrare mirenjohje dhe hidherim

Basha Dhimbja e madhe shpreh mirenjohjen te thelle ne emer te gjithe kombit per sakrificen e Nenkomisarit Pajtim Alistafes

Eumlshte percjell dje per ne banesen e fundit Nenkomisar Pajtim Alistafaj i cili humbi jeten ne krye te detyres diten e merkure. Ne ambientet e Shtepise Qendrore te Ushtrise jane zhvilluar homazhe ne nderim te tij. Perfaqesues te larte te Qeverise shqiptare punonjes dhe drejtues te Policise se Shtetit kolege dhe miq te te ndjerit dhe te aferm i kane bere nderimet e fundit efektivit i cili dha jeten ne sherbim te komunitetit. Te pranishem ne ceremonine e zhvilluar me kete rast kane qene edhe Ministri i Brendshem z. Lulzim Basha Zv/ministri i Brendshem z. Avenir Peka Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z. Hysni Burgaj si dhe autoritete te larta vendore. Ministri Basha ka shprehur dhimbjen e madhe per humbjen e Nenkomisar Alistafajt. Dhimbja qe une ndjej ndonese nuk pata fatin ta njoh nga afer eshte vetem nje grimce e dhimbjes qe ndjejne sot koleget dhe te afermit e tij- tha Ministri Basha. Duke shprehur mirenjohjen te thelle ne emer te gjithe kombit per sakrificen e Nenkomisarit Pajtim Alistafes Ministri e ka nderuar me titullin Deshmor i Atdheut. Basha

Gjate fjales se tij Drejtori i Policise Rrugore z. Vullnet Topalli ka vleresuar perkushtimin dhe ndjenjen e larte te pergjegjesise qe karakterizonte te ndjerin. Te gjithe ne ndihemi shume te tronditur nga kjo humbje e madhe per mikun dhe kolegun tone te shtrenjte qytetarit te nderuar i cili perkushtimin e tij ne mbrojtje te sigurise dhe jetes se komunitetit e deshmoi me sakrificen me sublime. Nenkomisar Pajtim Alistafaj ka pasur gjithmone nje ndjenje pergjegjesie te larte per garantimin e sigurise se jetes se qytetareve gjate 5 viteve te karrieres se tij ne strukturat e policise se shtetit ai ka punuar gjithmone pa u lodhur pa iu trembur rrezikut qe mbart ky profesion deri ne momentet e fundit te jetes. Ne emer te te gjithe perfaqesuesve te Organizates se Policise se Shtetit z. Vullnet Topalli ka shprehur ngushellimin per familjare dhe te afermit te kolegut te kolegut te tyre duke i garantuar se do te jene gjithmone ne krah te tyre duke u perpjekur tua lehtesojne sadopak dhimbjen e madhe te humbjes se njeriut te tyre.

Pas homazheve te pranishmit i jane drejtuar Varrezave te Deshmoreve ku kane percjelle per ne banesen e fundit oficerin e policise Pajtim Alistafaj. Ceremonia e varrimit eshte shoqeruar me te shtena armesh per nder te Nenkomisarit te rene ne detyre nga nje grup efektivesh te policise.

Oficeri i policise Pajtim Alstafa humbi jeten pasi eshte goditur nga nje automjet mbremjen e se merkures ndersa kryente sherbimin ne nje pike kontrolli ne autostrade. Mjeti qe ka goditur punonjesin e policise ka qene nen drejtimin e Agim Hajdinit. Menjehere pas perplasjes ai eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ku do te merrte edhe ndihmen e nevojshme mjekesore. Por megjithe nderhyrjen e mjekeve ai nuk ka mundur qe ti shpetoje vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›