fare realiteti ka pertej notave
Aktiviteti qe quhet Beyond the notes dhe qe ne fakt fsheh pyetjen Cfare ka pertej notave cmohet te jete si perpjekja e pare serioze ne fushen e muzikologjise shqiptare te pas viteve 1990 me qellim analizimin dhe njohjen e muzikes shqiptare si art i kultivuar si pjese e rendesishme perberese e kultures kombetare dhe si element i identitetit evropian te shqiptareve.
Duke vendosur ne qender te tij 1-krijues te gjenerates se tradites se muzikes shqiptare dhe 1-krijues tjeter te gjenerates se re pra duke vendosur dy njesha te pervecem perballe njeri-tjetrit pertej rastesise qe dy njesha bejne numrin 11 qe kompozitoret e pare jane Tonin Harapi dhe Thoma Simaku njeri pedagog dhe tjetri ish-student i tij qe secili prej tyre eshte realisht nje 1-sh ne kuptimin e rendesise qe njeri vjen nga Veriu dhe tjetri nga Jugu i Shqiperise dhe se te dy kane nga 11 germa ne emrat dhe mbiemrat e tyre se per te folur per ta u mblodhem ne oren 11.00 te dates 11-te te muajit te 11 te ketij vitit pra pertej ketyre zbavitjeve kompozicionale ky binom i mbeshtetur mbi raportin mes tradites dhe bashkekohores eshte pa piken me te vogel te dyshimit nje motor gjenerues per kete aktivitet si dhe per serine e personaliteteve qe do te trajtohen ne vijim te tij.
Ne fakt zhbirimi i procesit te te parit pertej notave eshte nje standard i vjeter dhe i ri ne traditen e muzikes boterore. Krijimi i binomeve antagoniste me qellim parjen pertej notave kane shoqeruar debatin muzikologjik ne Europe qysh prej mesjetes. Nder to
-eshte numuri 2 numri perfekt dhe 3-shi imperfekt ne muzike apo e kunderta
- Ars nova apo Ars Antique
-homofonia apo polifonia
- Mozarti apo Bethoveni
- Eumlagneri apo Verdi
-Stravinksi apo Shenbergu
-Tonaliteti apo atonaliteti
- Zadeja apo Ibrahimi
Me se fundi Harapi apo Simaku dhe pse jo qe te dy bashke
Duke u fokusuar ne kete aktivitet i cili sic shkruan ideatori moderatori dhe drejtuesi i tij pershfaqet si...histori shkembimesh mes profesorit e studentit tradites dhe modernes zhvillimeve kombetare e rrugeve europiane te muzikes shqiptare natyrshem te lind pyetja. Po cfare realisht ka pertej notave
Me se pari aty jane krijuesit dhe koha e tyre shpesh here te pakuptueshem e te keqkuptuar mes tyre per vite e vite me rradhe. Matane krijuesve dhe kohes akoma me pertej eshte kompozicioni ky proces i jashtezakonshem artistik historik e teknik e akoma me tej jane kryeveprat muzikore te lindura nga krijuesit koha dhe kompozicioni se bashku. Pikerisht ketij argumenti i vjen ne ndihme ky aktivitet qe ben te mundur ballafaqimin e eterve me bijte jo si kontradikte asgjesuese por si nje marredhenie ne funksion te riformatimit te tingullit muzikor shqiptar prej antarve te se njejtes familje krijuese te cilet jane dege te nje trungu por qe gjethnajen krijuese e kane te pershfaqur here ne lindje dhe here perendim.
Konkretisht po sjell dy impresione qe lidhen me dy protagonistet Prof. Harapin dhe Dr. Simakun te cilet i kam njohur qe te dy nga afer impresione te cilat shprehin ndarjen e te njejtes gjatesi vale mes tyre pavarsisht idividualitetit te secilit syresh.
Ne vitet e studimeve ne ILA prof. Harapi zhvillonte me studentet e tij te kompozicionit ku bente pjese edhe Thoma Simaku nje cikel leksionesh te cilat kishin ne qender te tyre krijuesin pra kompozitorin i cili sipas tij nuk mund te krijonte muzike jashte kontekstit te marredhenieve te tij me natyren vendlindjen gjuhen folklorin muzikor etj. Ne fakt gjithe tradita e muzikes profesioniste shqiptare ne shek. XX-te u kushtezua nga vecorite e muzikes popullore ne te cilen u mbeshteten kompozitoret tane. Ne kete kuptim shkolla shqiptare e kompozicionit u krijua si nje shkolle kombetare ne muzike me dy drejtime. Keshtu na rezulton se muzika e viteve 1930-1970 me kompozitore te tille si Martin Gjoka Cesk Zadeja Preng Jakova Tish Daija Tonin Harapi Lorenc Antoni etj u formua kryesisht si gjuhe modale nderkohe qe kerkimet e Thoma Nasit Kristo Konos dhe ne menyre te vecante te Feim Ibrahimit ne fillim te viteve 1970 sollen aromen pentatonike ne kete muzike. Ne kete menyre dallojme qarte dy drejtime krijuese te formesuara prej trashegimise sone folklorike muziken modale-tonale veriore dhe ate pantatonike-atonale jugore.
Sot pas gati 20 vjetesh nga vdekja e profesor Harapit muzika e te cilit ashtu sic ai theksonte ishte e mbrujtur me citimin dhe lenden folklorike ne te fundit CD te publikuar ne Angli me kuartete dhe ansamble harqesh Dr. Simaku ish-student i tij tanime dr. ne kompozicion dhe fitues i disa cmimeve shume te rendesishme nderkombetare ne kompozicionin bashkekohor shkruan ne hyrjen e botimit se
... punova per tre vjet si drejtor muzike ne nje qytet te larget ne Jug te Shqiperise ne kufi me Greqine. Ketu e ka fjalen per qytetin e Permetit-shenimi im. Eksperienca kryesore qe une pata prej punes me muziktaret popullore dhe degjimit te muzikes se tyre antike duket se ka pasur nje efekt te perhershem ne ndergjegjen time krijuese. E bej te qarte se nuk ka citime te materialit muzikor folklorik ne keto vepra te miat ose ne te tjera syresh por ka rezonanca te atij tingulli te botes ne menyre te vecante qendrueshmeria e tij statike ISOJA-shenimi im kualiteti dhe dinamika e brendshme teksturat heterofonike marresi dhe preresi-shenimi im ndryshimet mikrotonale virtuoziteti instrumental interpretimi mjeshteror i Usta LAVERIT-shenimi im etj te cilat jane bere tashme pjese e muzikes sime ne menyre te nendergjegjshme.
Shihet qarte domethenia ekzistenciale e ketyre marredhenieve ndaj citoj disa vargje popullore te cilat mendoj se shprehin me se miri ciklin e perjetshem te artit ose thelbin e vazhdimit te tradites nga Profesori tek Studenti pare kjo pertej fjaleve dhe notave Mbolla nje molle/ molla leshoi rrenje/ rrenja leshoi dege/ dega leshoi flete/ fleta leshoi lule/ lulja beri molle