E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Fratarit gjykata le ne burg shoferin Tsogas

Avokati i shoferit grek Medi Luka kerkoi hetimin ne gjendje te lire per klientin e tij madje duke vene garanci pasurore deri ne 10 mije euro.

Gjykata e Fierit caktoi dhe masen Arrest me burg per shoferin grek Tomas Tsogas i akuzuar si shkaktar i aksidentit te rende qe ndodhi mbremjen e se henes prane Fratarit ne Fier. Gjate seances se djeshme pas parashtrimit te rrethanave te ngjarjes nga prokurori i ceshtjes avokati i shoferit grek Medi Luka kerkoi hetimin ne gjendje te lire per klientin e tij madje duke vene garanci pasurore deri ne 10 mije euro.

Por kjo kerkese do te rrezohej nga gjyqtari i gatshem i cili vendosi hetimin ne kushtet e burgut per 60-vjecarin. Gjate seances se mases shoferi grek u ka kerkuar falje familjareve te viktimave te tragjedise por edhe te plagosurve nga aksidenti qe udhetonin ate dite me te. Seanca e mases se arrestit per 60-vjecarin nga Greqia eshte zhvilluar paraditen e djeshme nderkohe qe nje dite me pare kishte kerkuar qe krahas avokatit shqiptar qe mbron interesat e tij te mbrohet edhe nga nje avokat grek. Kjo ka qene arsyeja qe gjykata dy dite me pare ka vendosur shtyrjen e seances per masen e sigurise. Policia e Shtetit beri te ditur se shkak i aksidentit te rende ku humben jeten 9 persona ishte nje gabim njerezor. Mungesa e vemendjes nga ana e shtetasit grek ka cuar ne humbjen e kontrollit te automjetit dhe per pasoje autobusi qe ishte nisur drejt Greqise ka dale nga rruga duke rene nga 100 m lartesi.

Kontrolli autoteknik zbuloi se nuk ka pasur defekt ne sistemin e frenimit se autobusi levizte brenda shpejtesise se lejuar ndersa sipas policise drejtuesi i mjetit nuk ka qene i dehur. Ne kete menyre u arrit ne perfundimin se humbja e kontrollit ka qene shkaku i aksidentit. Shtetasi grek Tomas Tsogas ndodhet ende ne spitalin e Fierit por ruhet nga forcat e policise pasi prokuroria ka prere urdher-arrestin ndaj tij. Autobusi i linjes Durres ndash Athine qe drejtohej nga shoferi grek Tomas Tsogas doli nga rruga rreth ores 2030 minuta te se henes ne afersi te Fratarit duke rene ne humnere per rreth 100 metra. Autobusi me targa greke qe udhetonte ne drejtim te Athines ka dale nga rruga 4 kilometra nga Fratari dhe pas kater rrotullimesh prej te cilave dy pasagjere jane nxjerre nga xhamat e thyer ka ndaluar ne fund te gremines. Te mbijetuarit e tragjedise se te henes ne mbremje ne Fratar jane te bindur se faji per ate qe ndodhi eshte i drejtuesit te mjetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›