E Diel, 1 Nëntor 2026

Heroina nga Maqedonia 40 vjet burg per te pandehurit e Oktapodit

Mes te pandehurve korrier nje oficer i Flotes Detare. Tre nga te pandehurit lidhje familjare mes njeri-tjetrit

Gjykata e Krimeve te Renda shpalli fajtore dhe denoi me 40 vjet burg ne total kater te pandehur perkatesisht Fatos Gjuren E e O.Gjuren si dhe Feliks Rusten te akuzuar per vepren penale te Trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim dhe Prodhim mbajtje dhe shitje e lendes narkotike e kryer ne bashkepunim. Vendimi eshte dhene mesditen e djeshme nderkohe qe nje seance me pare mbrojtja kishte paraqitur konkluzionet e saj. Sipas akuzes te akuzuarit u arrestuan ne muajin maj te vitit 2009 gjate operacionit Oktapodi ku u bllokuan dhe u sekuestrua ne flagrance nje sasi prej 7.5 kg heroine e ardhur nga Maqedonia. Kjo sasi po behej gati per tu transportuar drejt Greqise. Tre nga te pandehurit e ketij procesi kane lidhje familjare mes tyre. I pandehuri Fatos Gjura eshte vellai i te pandehurit E. Gjura dhe ndaj tyre rendon akuza e Trafikut te narkotikeve dhe gjykata dha perkatesisht 12 dhe 11 vjet burg. Nipi i Fatosit i pandehuri O.Gjura u denua me 8 vjet burg dhe oficeri i Forcave Detare Feliks Rusta u denua me 9 vjet pasi ndaj ketyre te fundit rendon akuza e Prodhimit mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike veper penale e kryer ne bashkepunim. Sipas prokurorit Anton Martini te pandehurit drejtoheshin dhe organizoheshin nga shtetasi Fatos Gjura i cili kishte ngritur edhe nje laborator te perpunimit te droges. Cdo sasi droge qe sillej nga Maqedonia sipas akuzes perpunohej nga te pandehurit e ngarkohej per transport korrieri Feliks Rusta ky i fundit me detyren e oficerit te Flotiljes Detare te Veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›