Prezantohet drejtoresha e re e Bankes Boterore per Shqiperine
Drejtoresha e Bankes Boterore dhe njekohesisht koordinatore per Evropen Juglindore Jane Armitage ka vizituar Shqiperine gjate ketyre dy diteve. Qellimi i vizites se saj ishte prezantimi i drejtoreshes se re te ketij institucioni ne Shqiperi Kseniya Lvovsky me qeverine Shqiptare agjencite zbatuese donatoret dhe me aktore te tjere te zhvillimit si dhe diskutimi me autoritetet shqiptare i progresit te programit te Bankes Boterore ne Shqiperi. Armitage dhe Lvovsky takuan kryeministrin Sali Berisha ministrat te tjere te kabinetit te tij zyrtare te nivelit te larte perfitues te projekteve dhe donatore Guvernatorin e Bankes Qendrore Adrian Fullani si dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ne keto takime u diskutua per ceshtjet prioritare me te cilat perballet Shqiperia teksa rigjenerohet nga ndikimet e krizes globale financiare dhe ben perpara ne procesin e aderimit ne BE. Shqiperia u anetaresua ne BB-e ne vitin 1991. Financimi i BB-se per Shqiperine eshte perafersisht 1.1 miliard dollare per 67 projekte.
15 Shtator 2010