E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i riu qe vrau nga pakujdesia kusheririn

KOR- I riu qe vrau gabimisht kusheririn e tij gjate nje aventure gjuetie ka perfunduar ne prangat e policise. Klodian Llapanji akuzohet per vrasje nga pakujdesia te kusheririt te tij Ndricim Llapanji. Sipas policise 30 -vjecari nga kryeqyteti ka shkuar per disa dite ne ish-fshatin e tij ku edhe ka preferuar qe te dale per gjah me te kusheririn. Sipas ndertimit te skenes se krimit gjate mengjesit te se merkures nga grupi i hetimit dy kusherinjte e pare kane dale per gjah me njeri-tjetrin nderkohe qe nje loje mes tyre ka shkaktuar nje shkrepje te pushkes 20-eshe qe posedonte autori i arrestuar i ketij krimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.00 te mbremjes te se martes ne zonen e pyllezuar te Lekasit jo shume larg fshatit Tudas rreth 30 kilometra larg Korces. Klodian Llapanji ka ftuar kusheririn e tij qe te dilnin per gjah ashtu si vepronin edhe gjate kohes kur viktima jetonte ne fshat. Autori i krimit ka pasur nje pushke pa leje ne shtepi te cilen e perdorte per gjah me te cilen ka vrare pa dashje dhe te afermin e vet. Sipas rrefimeve te mevonshme ne polici te autorit mesohet se dy te afermit duke u ngacmuar me njeritjetrin kane qene duke qeshur ne pyll ndersa pushka qe ndodhej ne duart e 22 vjecarit Llapanji ka bere nje shkrepje e cila ka qelluar ne zemren e viktimes.
Ky i fundit ka perfunduar i pergjakur ne toke duke vdekur ne vend vetem pas disa minutash. I alarmuar i riu ka kerkuar ndihme ndersa disa fshatare te zones jane perpjekur ta shpetojne por nuk e kane prekur kufomen te cilen e kane konstatuar te vdekur. Madje ata kane njoftuar policine e Korces e cila ka mundur mes shume veshtiresive te mberrije ne vendin e ngjarjes per vete terrenin e thyer malor ne te cilen ajo ndodhej. Kufoma eshte transportuar gjate nates te se martes ne Morgun e spitalit te Korces. Duke iu referuar te dhenave zyrtare te policise mesohet se ndaj shtetasit Klodian Llapanji rendojne akuzat vrasje nga pakujdesia dhe armembajtje pa leje. Nderkaq familjaret e viktimes kane protestuar gjate paradites te se merkures ne Morgun e Korces per te terhequr shpejt trupin e te afermit te tyre pasi kane dashur qe ceremonine mortore ta kryejne jo ne kryeqytet por ne fshatin Tudas ku ka lindur dhe jetuar deri pak vite me pare 30- vjecari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›