E Shtunë, 31 Tetor 2026

VKM-ja ul deri ne 36 pensionet



Vendimi i Keshillit te Ministrave ul deri ne 36 pensionet e ushtarakeve. Keshtu ka deklaruar ne nje interviste te dhene per gazeten Albania Kujtim Cako president i Aleances Kombetare te Ushtarakeve. Sipas tij nga kjo VKM kufizohen fitimet e ushtarakeve sepse rrezohet formula e llogaritjes se pages referuese. Qeveria nuk zbaton vendimin e Gjykates Kushtetuese - ka theksuar Cako.

Eshte zbardhur vendimi i Keshillit te Ministrave per pensionet suplementare te ushtarakeve. A mendoni se ky vendim ploteson kerkesat e grupeve qe preken nga ky ligj

Qe ne fillim do te thosha se ka disa verejtje duke filluar ne radhe te pare nga pikepamja kohore. Eshte zvarritur rreth nje vit zbatimi i ligjit qe nga dalja e tij ne maj te vitit 2009. Duke u nisur nga afati kohor i fillimit te implementimit te ligjit iu eshte humbur nje vit pagese ushtarakeve qe perfitojne pensione suplementare. Me vendimin e ri ne jemi dakord vetem me nenin qe anulon per efekt kufizimesh te llogaritjeve te pensioneve Gjykata Kushtetuese. Por ne kemi kontestuar ne kete gjykate rreth 19 dispozita ligjore. Pjesa me e madhe nuk jane marre parasysh megjithate dhe ndryshimi qe eshte bere eshte nje arritje per ushtaraket. Duke hequr kufizimet qe Gjykata Kushtetuese ka lene ne fuqi ne VKM-ne e re eshte pasqyruar llogaritja e pages mesatare referuese te cilen e kundershtojme sepse nuk sjell permiresim por perkeqesim qe do te thote qe te llogaritet paga mesatare per te gjithe karrieren. Kur ne te gjitha skemat e pensioneve paga mesatare referuese merret nga pagat me te mira te dhjetevjecarit te fundit te punes para daljes ne pension.

Sa eshte demi qe iu eshte shkaktuar ushtarakeve nga mungesa e kesaj skeme llogaritjeje
Pa pasur te dhena dhe pa pretenduar te jap nje shifer te sakte per demin qe iu behet ushtarakeve do te thosha qe ne kushtet e mungeses se nje bashkepunimi te hartuesve te drafteve me grupet e interesit sic eshte dhe Aleanca Kombetare e Ushtarakeve ky dem ekziston. Me shifra te peraferta ai eshte 30-36 sepse paga mesatare e tyre nuk eshte e barabarte me pagen e dites se daljes ne pension. Rrezimi i formules se llogaritjes ne pagen mesatare per ne si ne konceptin ekonomik dhe juridik eshte nje kufizim i ri qe iu behet ushtarakeve.

Ne nje nga pikat e kesaj VKM-je thuhet se ky ligj do te implementohet pa marre parasysh vendimin e Gjykates Kushtetuese...

Ne lidhje me faturen financiare Keshilli i Ministrave eshte paraqitur dhe ne Gjykaten Kushtetuese dhe ka qene i vetmi argument qe nuk mund te plotesoheshin te gjitha kerkesat sipas statusit te ushtarakut. Ky eshte nje arsyetim i pamotivuar per ne pasi e drejta juridike qe iu lind ushtarakeve duhet te jepet pavaresisht nga efektet financiare qe paraqiten. Nese behet fjale per nje efekt financiar te larte mund te pershkallezohet pagesa. Ne VKM thuhet se deri ne reflektimin ligjor te vendimit te Gjykates Kushtetuese perfitimet dhe efektet financiare qe rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas Ligjit Nr. 10142 date 15.05.2009 pa ndryshime. Kjo tregon se ka shume pak shpresa qe ushtaraket te perfitojne ndonje gje aq me teper qe dhe zbatimi i ketij vendimi do te jete nga 15 dhjetori dhe mbrapa.

SHKELJET
Nje tjeter shkelje eshte llogaritja e vjetersise ne VKM. Aty eshte bere vetem per kohen efektive te sherbimit dhe te punes se ushtarakut. Ne raport me kontributet e derdhura perfitimet per ushtaraket pakesohen. Ky eshte nje efekt ekonomik qe sjell humbjen te pakten te nje viti ose gjashte muajve kalendarike nga vitet e punes.

Gjyqet
Ne pritje per unifikimin e vendimeve

Jane rreth 200 ushtarake qe kane fituar te drejten e perfitimit te pensioneve me vendim gjykate. Gjykatat kane ushtruar te drejten e tyre kushtetuese duke iu dhene ushtarakeve ate qe u takon dhe asgje me teper. Kjo ceshtje mund te zgjidhej shume drejt pa ngarkesa si per shtetin ashtu dhe per ushtaraket me ane te nje vendimi unifikues. Pjesa me e madhe e gjyqeve te ushtarakeve jane fituar duke perjashtuar ndonje rast per mendimin tim jo nisur nga ndonje arsye juridike. Ne i jemi drejtuar me nje leter te vecante Gjykates se Larte ku i kerkojme qe te shfrytezoje kompetencat e saj per te marre nje vendim unifikues ne lidhje me pensionet e ushtarakeve.

FORMULARET
Nje gracke qe ushtaraket te mos paguhen

Me daljen e formulareve nga zyrat qendrore dhe rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore zvarritja per pensionet do te jete e pafund per ushtaraket. Keshtu ka pohuar per gazeten Albania Kujtim Cako president i Aleances Kombetare te Ushtarakeve. Mund te thuhet se u jepet kohe organeve te Ekzekutivit qe te mos paguajne detyrimet e ushtarakeve. Asnje ushtarak deri sot nuk ka marre dokumentacion te arkivuar nga zyrat e institucioneve perkatese. Pra nuk ekziston nje dokumentacion qe mund te vertetoje pagat e tij postet dhe te gjitha kerkesat e tjera qe permbajne formularet - ka theksuar Cako. Natyrisht keto dokumentacione sipas tij i prodhon Ministria e Mbrojtjes dhe pikerisht Drejtoria e Personelit. Ai ka theksuar se Aleanca eshte e gatshme qe te ndihmoje duke vene ne dispozicion te institucioneve perkatese specialiste por kete iniciative duhet ta marre vete institucioni shteteror. Cako pohon se keto dokumentacione nuk mund te gjenden ne menyre individuale sepse mund te jene jo te plota te paqarta dhe do te kishin nje kosto shume te madhe per ushtaraket.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›