Ata qe me vrane babane te denohen me vdekje
SARAND- Vajza e 90-vjecari te vrare ne menyre makabre per ti vjedhur parate Evanthi Roshi kerkon qe vrasesit te denohen me vdekje. Per te nuk ka rendesi qe Shqiperia e ka hequr denimin kapital ajo kerkon drejtesi.
Babai i saj Vasil Roshi jetonte i vetem ne fshat. Gruaja kishte tre vjet qe i kish vdekur dhe prej 9 femijeve 8 i kishte ne Greqi e vetem nje vajze Evanthine e kishte afer. Ishte burre i mbajtur mire dhe aktiv packa moshes se shtyre. Me familjen Doci ishte mpleksur prej kohesh por qe e bija Evanthia nuk ia pelqente raportin qe kishte krijuar me ta. Sic tregon ajo nuk i pelqente sjellja e Pashkut gruas e te bijes qe e kishin bere shtepine e babait si te tyre. Merrnin qe aty prodhimet e tokes hanin pinin e madje i moren dhe leke borxh te cilat me pas nuk ia jepnin. Por ka ndodhur qe dhe ia kane vjedhur leket ne portofol. Babai pinte raki me Pashkun ne oborr ndersa e shoqja dhe e bija gjoja i pastronin shtepine por rremonin per leke apo sende qe i vidhnin. Une nuk i doja dhe disa here i kisha thene babait te mos i qaste por atij i vinte keq dhe nuk kursehej e madje ndante cdo gje me ta. Thoshte se i vinte keq se ishin te ardhur e te papune por une nuk i pelqeja si njerez - rrefen keshtu e bija. Zeri i larte i televizorit ka qene nje nder detajet e krimit monstruoz mbi 90-vjecarin Vasil Roshi ne uke te Sarandes nje jave me pare. Te marten e kaluar ne mbremje Vasili ka pire kafen e fundit te shtepia e se bijes dhe eshte larguar per te e tija 10 metra me tutje. Te nesermen nuk eshte pare te dale nga shtepia por askush nuk interesohet per kete detaj nderkohe qe prej andej dilte zeri larte i televizorit. Ka ikur e merkura e ka ardhur e enjtja. Ate dite Vasili kishte nje seance gjyqi per ceshtje prone.
Rastesisht dhendri Jani merr vesh se nuk kishte shkuar ne gjyq dhe shkon ti trokase ne shtepi. Asnje reagim nga brenda dhe kjo ia shton dyshimet. Televizori buciste sakaq. Menjehere fut ne perdorim forcen shqyen dritaren e dhomes ku rrinte Vasili dhe futet brenda. Edhe pse burre nje britme tmerri i del prej gjoksi. Jepet kuja Vasilin e kane vrare. Sipas rrefimit te Janit vecse e kishin lidhur dhe ia kishin care koken i kishin thyer dhe nje krah nderkohe qe gjate autopsise iu gjet nje fyt nje proteze dhembesh. Ndersa vrasesit kishin gjetur nje tip kutie ku ai kishte pasur 1 milion e 400 mije leke te vjetra e kishin care dhe kishin marre sasine e
te hollave. Kjo pasi kishin shkaterruar gjithe shtepine afermendsh sipas dhendrit pasi e kane torturuar qe tu tregoje se ku kishte fshehur leket.