Aldo Bare sherr ne seance me vellain e te vrarit nga banda
TIRAN- Seanca e 30 gjyqesore ne ngarkim te Aldo Bares i akuzuar nga prokuroria si kreu i Bandes se Lushnjes vazhdoi me debate dhe kercenime prej tij ne ne adrese te deshmitarit te radhes te Prokurorise Fatmir Taullajt. Ai ishte thirrur ne seance me cilesine e deshmitarit te akuzes. Kur ne sallen e gjyqit ne katin e pare te Gjykates per Krime te Renda ne kryeqytet ku po zhvillohej procesi gjyqesor ndaj Bare hyri deshmitari Taullaji i pandehuri u irritua duke leshuar fyerje. Ore pse sillni lloj e soj plehrash ketu si deshmitare-iu drejtua togave te zeza i pandehuri Bare. Kesaj pyetje iu pergjigj direkt vete deshmitari pa pritur reagimin e kryesueses se pesesh gjykuese gjyqtares Fatmira Hajdari. Me plehu je ti ketu dhe cfare ke qe shikon- iu drejtua Taullaji te akuzuarit brenda hekurave te salles se gjyqit. Pas fjaleve te deshmitarit te akuzes reagoi serish i akuzuari Aldo Bare i cili edhe pse ndodhej mes dy punonjesve te policise u ngrit ne kembe duke leshuar nje lume kercenimesh sharjesh e fyerje ne adrese te deshmitarit. Ore ti me ke kujton se po flet ti ta rregulloj une ty more vesh. E di ti se me ke ke te besh se une te shqyej. Te shkoqi gojen te q...ropte e te bej copash- vazhdoi Bare ne adrese te deshmitarit. Nga ana tjeter personi i thirrur oer te dhene deshmine ne Gjykate me urdher te kesaj te fundit u detyrua te mos shkembente batuta duke mos folur e duke mos kthyer as koken nga i pandehuri. Nga ana tjeter i akuzuari Ald Bare po me urdher te kryesues se togave te zeza u nxor jashte salles se gjyqit per shkelje te etikes dhe fyerje ndaj deshmitarit. pyetja e deshmitarit Taullaj eshte bere pa prezencen e te pandehurit ne sallen e gjyqit ku i pranishem ka qene avokati mbrojtes i te akuzuarit si kreu i bandes se Lushnjes. Taullaj ne deshmine e tij akuzoi shoket apo pjestaret e grupit te Aldo Bares i vinin gjoba vellait te tij ne emer te te pandehurit.
Deshmia
Ne jemi pese vellezer dhe jemi marre me biznes karburanti. Baki Taullaj tashme i vrare ka pasur probleme me keta te bandes dhe ka qene i kercenuar nga shoket e Aldo Bares te cilet ishin Enver Dondollaku Ilir Stergu Arben Borici Arjan Alicko Eduart Demiri. Vellait tim Albertit i vune tritol ne banese per presion mendoj por arsyeja eshte Saimiri pasi e konsideronin problematik dhe kerkonin qe te futej ne bande me ata. Saimiri ka qene i denuar per vrasje prandaj keta e kerkonin. Shkaku pse keta te bandes i vune gjobe Albertit ishte Saimiri i cili ikte dhe vinte nga Greqi sa here qe hapeshin probleme. Vellezerit e mi kane paguar disa gjoba qe jane vene nga banda e Lushnjes. Ne shtepine evellezerve te mi vinin Dondollaku Stergu Borici Alicko dhe kerkonin shuma parash per tu paguar ne forme gjobash. Demiri vinte dhe i jepte telefonin Bakiut qe te fliste me Dondollakun. Ky i fundit i thoshte Bakiut qe ti jepte leke pasi ishte urdher nga shefi. Shefi ishte Aldo Bare. Nje here mbaj mend qe Stergu morri Sajmirin dhe kerkonte qe te takonte edhe Bakiun pasi donin ti vrisnin. Bakit i kane kerkuar letrat e tokes ose 500 mije euro gjobe dhe per kete shkak e vrane. Ate nate mbeti i vare edhe autori i ketij krimi Leonard Prifti- tha rrefeu gjate deshmise se tij Fatmir Taullaj. Me tej deshmoi edhe vellai tjeter i familjes Taullaj Sajmiri Taullai. Ai tha se nuk kishte pasur probleme me Aldo Baren. Ai pohoi se ishin ishin persona te tjere qe vinin e kerkonin para ne emer te tij.