Vdekja e Allamanit familja nuk pranon vajzen ne shtepi
TIRANE- Familja nuk pranon ne shtepi motren e Sokol Allamanit per shkak te se ciles mendohet se ndodhi ngjarja e dy neteve me pare ne rrugen e Elbasanit ne kryeqytet kur nje veture e markes BM X5 me targa amerikane perplasi Sokolin duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Ne nuk duam qe ajo te vije me ne shtepi dhe s ka per se te vije tek ne me. Keshtu tha nje nga dajat e Sokol Allamanit dje per Shekullin pak momente perpara se te afermit miqte e shoket te nxirrnin arkivolin me trupin e Sokolit per ta derguar ne banesen e fundit. Per ne ajo eshte e vdekur dhe nuk duam te na shkeli me shtepi- eshte shprehur me tej dje daja i Sokolit per gazeten Shekulli. I pyetur per sa ndodhi ngjarja e dy neteve me pare dhe per arsyet e aksidentit daja i Allamanit duke refuzuar te identifikohet me emer u shpreh Kjo eshte rrjedhoje dhe faj i strukturave shteterore- keto fjale dolen nga i afermi i te ndjerit i cili ne menyre te drejtperdrejte hodhi akuza ndaj organeve shteterore pergjegjese te zbatimit te ligjit ndersa nuk e fshihte mllefin kunder atyre qe ai mendon seduhej te kishin dale perpara kesaj ngjarjeje te rende. Ne kete menyre duket se familja e viktimes se dy neteve me pare ka marre nje vendim te veshtire per ta por mbase ne respekt te djalit te tyre qe tashme ka nderruar jete i vrare ne aksident.
Ai mbeti i plagosur rende ndersa nderroi jete rruges pasi u perplas nga fuoristrada e bardhe e me targa amerikane e drejtuar nga Jetmir Llani 30 vjec banues ne qytetin e Mamurrasit. Viktima sipas burimeve te policise kishte tentuar te ndalonte mjetin ku pak momente me pare kishte hipur e motra e tij. Sipas burimeve te policise referuar deshmitareve te ngjarjes Allamani kishte tentuar te ndalonte mjetin apo te kapej pas tij per te ndaluar te motren te ikte me nje person per te cilin ai kishte dyshime. Gjate ketyre perpjekjeve ai ishte varur ne nje nga dyert e mjetit luksoz. Ne perpjekjet e tij dera eshte hapur sipas hetuesve ndersa drejtuesi i mjetit ne tentative per tiu shmangur personit te padeshiruar ka ecur me shpejtesi dhe mjeti ka hedhur tej 26 vjecarin banues ne rrugen e Elbasanit jo shume larg rruges kryesore fare prane lavazhit qe familja e tyre kishte hapur per te punuar. Madje ne te punonte vete Sokoli per te siguruar pak te ardhura per vete dhe per familjen e tij. Nje pjese e te afermeve duket qarte se jane te irrituar me me ngjarjen e rende qe kishte ndodhur me njeriun e tyre te familjes i cili kishte mbetur i vdekur ndersa per brenda mbajne merine urrejtjen per ate cka ndodhur dhe shkaktaret e asaj qe ata quajne te tille.
Pritet vendimi i aktit te ekspertimit te aksidentit
Ekpsertet kriminaliste dhe ata autoteknike te Policise se Tiranes dhe te Njesise se Qarkullimit Rrugor pas kqyrjes se kryer ne vendin e ngjarjes ende nuk kane dale me nje vendim te aktit te ekspertimit ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dy nete me pare ne ne rrugen e Elbasanit ne vendin ku ajo kryqezohet me rrugen Tre Vellezeerit Kondi. Ne vendin e ngjarjes ekspertet kane mbledhur kane mbledhur te dhena dhe fakte vetem mbi bazen e deklarimeve te marra nga deshmitaret okulare qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes ne momentet e krimit per faktin se trupi i Allamanit ishte nisur me urgjence per ndihme ne spitalin ushtarak ndersa mjeti i dyshuar i aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e kryera dhe nga deshmite e mbledhurapolicia ka mesuar se viktima eshte varur ne deren e automjetit luksoz me targa amerikane. Kur drejtuesi i mjetit i ka dhene gaz Allamani sipas burimeve te policise ka rreshqitur duke u shkeputur nga vendi ku ishte kapur dhe duke u perplasur ne nje pjese mes karrexhates dhe nje pjese te jashtme te rruges. Pikerisht ne kete vend policia ka fiksuar nje njolle te madhe gjaku e cila mesohet se i perket viktimes Sokol Allamani. Nisur nga kjo skeme e ngjarjes por edhe nga deshmite e tjera dhe nga marrja e deklarimeve te motres se Allamanit si dhe te vete te dyshuarit si autor i ngjarjes policia dhe prokuroria pritet te ndertojne edhe skemen e aksidentit dhe te dalin ne nje konkluzion ne lidhje me shkaqet e vdekjes se 26- vjecarit Allamani.