Arrestohet ish-shefi i ushtrise turke per komplot kunder qeverise

Ish-shefi i ushtrise se Turqise eshte arrestuar nen akuzat per nje komplot per rrezimin e qeverise se Kryeministrit Recep Taip Erdohan.
Avokati i Gjeneralit Ilker Basbug tha se autoritetet e kane arrestuar zotin Basbug nen akuzat se kryesonte nje organizate terroriste.
Nje prokuror turk dha urdher per arrestimin e gjeneralit dje pasi u perfshi ne listen e te dyshuarve per nje fushate permes internetit qe synonte destabilizimin e qeverise se Kryeministrit Erdogan. Procesi ka ngjallur shqetesime nderkombetare per lirine e shtypit ne Turqi.