E Diel, 1 Nëntor 2026

Marina amerikane shpeton 13 iraniane qe mbaheshin peng nga piratet ne detin Arabik

Nje anije e marines ushtarake amerikane shpetoi dje 13 iranianet qe mbaheshin peng nga piratet ne detin Arabik.

Marina amerikane njoftoi se kishte hasur kaiket e pirateve dhe anijen e rrembyer iraniane te peshkimit Al Molai te enjten pas marrjes se nje thirrje per ndihme nga anije iraniane. Ne nje deklarate te marines amerikane thuhet se nje ekip i personelit ushtarak nga destrojeri USS Kidd morri ne kontroll anijen iraniane dhe kapi 15 piratet qe mbanin peng peshkataret.

Ne deklarate thuhet se anija iraniane kishte qene nen kontrollin e pirateve per me shume se nje muaj dhe perdorej nga piratet si baze per operacionet e tyre.

Zyrtare te marines amerikane thane se iranianeve iu dha ushqim dhe kujdes mjekesor para se te liroheshin dhe tani jane ne udhetim per ne vendin e tyre.

Piratet qe besohet te jene Somalezet - ndodhen ne paraburgim ne nje aeroplanmbajtese amerikane.

Irani ka kercenuar kohet e fundit per te mbyllur ngushticen e Hormuzit ne Gjirin Persik dhe ka paralajmeruar Shtetet e Bashkuara qe te nderpresin qarkullimin rutine te aeroplanmbajtesve ne ate zone. Zyrtaret amerikane e kane bere te qarte se operacionet ne Gjrin Persik do te vazhdojne si zakonisht

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›