Euro dobesohet kundrejt dollarit

Euro ka humbur 5.1 ndaj dollarit gjate muajit te kaluar. Dhe te dhenat mbi gjendjen ekonomike ne euro-zone pritet ta demtojne edhe me shume vleren e saj duke sinjalizuar parashikime te zymta ekonomike per ekonomine evropiane ne vitin 2012.
Ne 13 vjet qe kur u krijua euro i ngjan nje adoleshenteje deri tani me nje jete te shendetshme.
Ne fillimet e kesaj monedhe Gjermania ekonomia me e madhe e euro-zones perballej ende me koston e madhe te ri-bashkimit me Gjermanine Lindore dhe kishte shqetesime nese projekti ambicioz i nje monedhe te perbashket do te jepte rezultat.
Pavaresisht nga shqetesimet euro shpejt u barazua me dollarin dhe me vone ia kaloi. Edhe pas krizes financiare ne vitin 2007 dhe recesionit qe pasoi - euro e ruajti vleren e saj.
Por tani nje recesion i dyte shihet ne euro-zone dhe tregjet jane kthyer kunder saj. Dje euro ra ne nivelin me te ulet ne 16 muaj kundrejt dollarit amerikan.
Analisti Jeremy Stretch ne Londer thote se dobesite e identifikuara vite me pare me ne fund po dalin ne siperfaqe.
Keto dobesi ishin maskuar nga procesi i rritjes ekonomike ne pergjithesi dhe vetem tani kur shihet nje renie kaq e madhe dalin ne pah edhe llojet e mungesave strukturore ne kuader te projektit Eurozone proces i projektuar nga politikanet jo ne menyre optimale.
Por problemi mund te mos jete dobesia e euros por forca e dollarit. Deri vjeshten e kaluar statistikat rreth ekonomise amerikane ishin jo shume optimiste - me papunesi te larte rritje te borxhit qeveritar dhe tregu i pasurive te patundshme ende ne veshtiresi. Por ekonomia amerikane tani tregon shenja permiresimi.
Te premten Shtetet e Bashkuara njoftuan se ne dhjetor u krijuan 200 mije vende pune per te gjashtin muaj me radhe. Shkalla e papunesise eshte tani 85 nga 10.1 qe ishte 2 vjet me pare. Ndryshe nga surozona analistet nuk parashikojne qe Shtetet e Bashkuara te bien perseri ne recesion ne vitin 2012.
Ne eruozone analistet shohin veshtiresi per vitin 2012 Greqia mund te mos jete ne gjendje te paguaj borxhet Franca mund te humbase shkallen e kreditit dhe disa nga bankat e saj me te medha mund te kene nevoje per ndihmen e qeverise per te shpetuar nga falimentimi. Dhe ne vitin 2013 kur euro pritet te mbushe 14 vjec askush nuk e di sesa cila do te jete vlera e saj.