Burri i Tymoshenko’s kërkon azil në Çeki
Nga ana tjetër edhe agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim të Qeverisë së Çekisë, i cili e pohoi të njëjtën gjë.
Zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm të Çekisë, Pavel Novak, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP, se ministria e tij nuk i komenton publikisht kërkesat për azil. Paralelisht, edhe partia e Tymoshenko’s ka refuzuar të japë komente lidhur me këtë punë. Megjithatë, lajmin të enjten e ka konfirmuar ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg.
Raportet e huaja të lajmeve pohojnë se Aleksander Tymoshenko ka kërkuar azil në Çeki në fund të vitit 2011, dhe se, meqë ka lidhje biznesore me këtë vend ka mundësi që edhe ta fitojë atë.
Ish-kryeministrja ukrainase Tymoshenko është dënuar me shtatë vjet burg tetorin e vitit të kaluar, për shkak të abuzimit me pushtetin, një akuzë kjo të cilën Tymoshenko e hodhi poshtë, përderisa gjykimin e konsideroi si të motivuar politikisht.