E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet juristja e DRSHTRR, falsifikoi kontratat e 3 automjeteve bashkë me kolegun e saj

Falsifikoi kontratat e 3 automjeteve që ishin marrë me qira dhe u shitën për 20 mijë euro pasi iu hoq GPS, arrestohet juristja e DRSHTRR

Policia ka vendosur në pranga juristen e DRSHTRR Elbasan, Iva Bodurri pasi ajo akuzohet se  së bashku me kolegun e saj në këtë institucion kanë falsifikuar kontratat e 3 automjeteve që ishin marrë me qira dhe që u shitën për 20 mijë euro pasi iu hoq GPS.

“U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, në pranga është vendosur edhe një 37-vjeçar i cili në bashkëpunim me juristen kanë shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS-në.

“Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I. B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim”, shpjegon policia.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›