Ministri Prifti: Centrali Bërthamor, realitet jo i afërt
TIRANE-Ministri i ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti ka pohuar sot gjatë një conference për shtyp se nuk do të ketë central bërthamor në Shqipëri, të paktën për një kohë të gjatë. “Nuk mendoj se realiteti i një centrali bërthamor në vendin tonë është i afërt pasi ne kemi nevojë për kohë që të përgatitemi për legjislacionin e cdo hallkë tjetër që duhet ta monitorojë këtë lloj industrie”.
Gjatë konferencës për shtyp, Prifti bëri të ditur se aktualisht është krijuar Agjencia Atomike, e cila do të merret me hartimin e kuadrit ligjor për energjinë bërthamore.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, deklaroi sot se METE po punon që Shqipëria të jetë e gatshme për zhvillimin e energjisë bërthamore. Ai siguroi se interesimi i biznesmenëve jashtë vendit për një central ka qënë shumë i madh. Ai tha se ky investim do të lejohet të kryhet vetëm atëherë kur vendi të jetë i gatshëm për tu garantuar shqiptarëve sigurinë e funskionimit të tij pa pasoja për ta.
"Kur të jemi gati për të garantuar shqiptarët për sigurinë e investimeve, do të lejojmë zhvillimin e tyre në vendin tonë", tha Prifti.
(d.b/BalkanWeb)