Arrestohet kreu i krahut ushtarak të ETA-s
është arrestuar në Francë, kreu i krahut ushtarak të organizatës terroriste baske, ETA, Ibon Gogeascoechea Arronategui. Ai është prangosur në veriperëndim të Francës dhe sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, në operacion kanë marrë pjesë forca speciale nga të dyja vendet. Gjatë aksionit janë ndaluar edhe dy të dyshuar të tjerë, Gregorio Jimenez e Beinat Aginadalde. Menjëherë pas arrestimit të tij, mediat kanë raportuar për këtë fakt duke përmendur se autoritetet kanë ndaluar në Francë një drejtues të lartë të organizatës ilegale ETA. Me të u arrestuan edhe dy anëtarë të tjerë të ETA-s. ETA, e cila është klasifikuar nga BE dhe SHBA si organizatë terroriste, lufton prej katër dekadash për pavarësinë e Rajonit të Baskëve në Veri të Spanjës dhe në jug të Francës.
Ndërsa përsa i përket të arrestuarve të tjerë, dy anëtarë të ETA-s, janë identifikuar si socialisti bask Isaias Carrasco, Beinat Aguinalde Ugartemendia, 26 vjeç, dhe një person i tretë Gregorio Jimenez Morales, 55 vjeç, që merrej me organizimin teknik të atentateve. Lajmin e bën të ditur ëebsite i të famshmes "El Pais".