E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Kuçi: Do të ndërpritet çdo veprim ilegal në veri

Autoritet kosovare thonë se do të pengohet çdo veprim ilegal në pjesën veriore të Kosovës, duke reaguar kështu ndaj njoftimeve të reja për organizmin e strukturave paralele në veri të Mitrovicës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se organizimi i ri i strukturave paralele në veri të Kosovës po ndodh si pasojë e panikut nga strategjia e Qeverisë dhe Zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e pjesës veriore të Kosovës.
Kuçi i ka thënë të përditshmes "Koha Ditore" se strukturat paralele janë në panik për shkak të strategjisë dhe mendojnë të ndryshojnë formën e veprimit, mirëpo çdo veprim ilegal, pa marrë parasysh formën, do të ndërpritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›