E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare e emigrantëve, nesër priten protesta në Europë

Gjatë ditës së hënë, më 1 Mars, emigrantët në shumë vende të Europës do të dalin në protesta, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve. Qëllimi i kësaj greve vjen si rezultat i lëvizjes së njohur "24 orë pa ne" që është refreni i emigrantëve nga çdo transaksion financiar që të mos shpenzohet asnjë euro e vetme në vende si: Franca, Italia, Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Greqia.
Ndërkaq mediat e huaja bëjnë të ditur se në Francë dhe Gjermani, emigrantët pritet të mos shkojnë në punë. Nisma e nisur nga Franca nëpërmjet Facebook, u përhap shpejt me iniciativën e qytetarëve edhe në vendet e tjera duke mbërritur edhe në Greqi. Mesazhi i kësaj dite është që emigrantët të mos shpenzojnë asnjë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›