E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt me armë mes adoleshentësh, vritet 16 vjecari

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri në dalje të një lokali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se i vdekur ka mbetur 16 vjecari K.M, banues në lagjen nr. 12 ndërsa personi tjetër që e shoqëronte, E.C 18 vjec ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e qytetit.

Policia ka ndërtuar skenarin e ngjarjes ndërsa bën të ditur se gjithcka është e lidhur me një konflikt mes adoleshentësh për motive të dobëta.
Pas rreth 5 orësh policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të ngjarjes ndërkohë që ka sekuestruar edhe armën e krimit. Autorët janë dy adoleshentë, I.C 16 vjec dhe R.B 18 vjec.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›