E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Sigurimit diskuton për Mitrovicën

Këshilli i Sigurimit, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Takimi është mbajtur me kërkesë të Serbisë, pas incidentit të së premtes në veri të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën mbi 10 të tjerë. Po kështu në mbledhje është diskutuar dhe për plagosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç.

Shefi i EULEX-it Iv de Kermabon pasi ka bërë një rezume të ngjarjes së ndodhur në Mitrovicë ka theksuar se hetimet po vazhdojnë prandaj edhe nuk do të donte të fliste me detaje për ngjarjen. Ai theksoi më tej se të gjitha ato që janë paraqitur në media nuk janë gjë tjetër veç spekulime të pastra pasi hetimet vazhdojnë. Gjithashtu Kermabon theksoi se nuk nuk ka pasur përkeqësim të situatës në Mitrovicë, dhe EULEX-i ka verpuar në përputhje me mandatin e tij duke i bërë thirrje si Prishtinës dhe Beogradit ta mbështesin EULEXin në implementimin e mandatit të tij.
Në takim marrin pjesë presidenti serb, Boris Tadiç dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili është prezantuar nga presidentja e radhës së KS-së, Nigeria, pa iu përmendur titulli përkatës.

Tadiçi në fjalimin e tij, ka kërkuar nga KS-ja të dënojë sulmin e së premtes në Mitrovicë. Tadiçi fajësoi shpaljen e pavarësisë së Kosovës si arsyen bazë për incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›