Kina dënon sanksionet shtesë ndaj Iranit
Kina ka akuzuar Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, duke thënë se SHBA-të nuk duhet të ndërmarrin hapa të tilla në mënyrë të pavarur. Javën e kaluar, presidenti amerikan, Barak Obama, ka nënshkruar legjislacionin që parashikon sanksione të reja, më të ashpra, ndaj Iranit.
"Kina ka vënë re se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, në mënyrë të njëanshme, vendosin sanksione shtesë kundër Iranit", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kvin Gang, duke shtuar se Këshilli i Sigurimit ka miratuar Rezolutën 1929 që parashikon sanksione të reja për Teheranin.
"Kina konsideron se Rezoluta duhet të zbatohet në mënyrë korrekte dhe serioze dhe se masat e Këshillit të Sigurimit nuk mund të zgjerohen sipas dëshirës së palëve" deklaroi Gang gazetarëve në Pekin.
Muajin e kaluar, kur Këshilli i Sigurimit ka miratuar sanksionet kundër Teheranit, lidhur me programin e tij bërthamor, Kina nuk e ka përdorur veton, edhe pse një gjë të tillë mund ta bënte si anëtare e përhershme dhe aleate e Iranit.