Arrestohet krimineli i luftës Obradovic
Një nder te akuzuarit serbë për krime lufte, Zoran Obradovic i cili është ndaluar prej 2 javësh ne Gjermani do te ekstradohet ne Serbi. Ky njoftim është bere i ditur nga mediat vendase sipas te cilave, Gjykata e lartë ne Frankfurt ka vendosur ekstradimin e tij ne Serbi. I akuzuari për krime lufte, Zoran Obradoviç ka qene anëtar i "Çakalleve", nje njësie paramilitare serbe, e cila ka qene aktive ne kohen e luftës ne Kosovë ne vitet 1998-1999. Qe nga e hëna, pjesëtarë te dikurshëm te kësaj njësie duhet te përgjigjen para drejtësisë ne Beograd për vrasjen e 43 civileve shqiptare ne fshatin Çushke ne maj te vitit 1999. Arrestimi i krimineleve te luftës dhe bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës është një nder kushtet themelore qe Brukseli i ka vene Serbisë ne rrugën drejt integrimit.
Shpërndaje