E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti maqedonas për trafikun e organeve

Pas kundërshtimeve nga zyrtare te larte te Kosovës e Shqipërisë dhe skepticizmit te diplomateve ndërkombëtare, edhe ekspertet janë kundër akuzave te ngritura ne raportin e Dick Martyt. Ne një interviste për te përditshmen maqedonase "Utrinski Vesnik", eksperti me i njohur maqedonas ne mjekësinë ligjore, Aleksej Duma, e ka cilësuar si te pamundur teknikisht trafikun e organeve ne kushte te tilla. Sipas tij këto akuza janë me prapavije politike. "Nuk mund te ulen dy budallenj dhe te fillojnë te nxjerrin organet njerëzore dhe t'i shesin pastaj. Kjo nuk shkon kështu. Ne raste te tilla duhet te funksionojnë sisteme te zhvilluara dhe specializuara mjekësore edhe ato te nëntokës, duke filluar nga sigurimi i informatave për tipizimin e qelizave te pranuesit te organit, komunikimi, transporti dhe kalimi i barrierave doganore. Unë nuk jam i sigurt se këto akuza mund te jene te sakta, për shembull ne rastin e Hashim Thaçit, apo ndoshta është ndonjë konstruksion me prapavije politike". Sipas Dumes për operacione te tilla duhen ekipe te plota te mjekeve dhe specialisteve pasi ne thelb kemi te bëjmë me ndërhyrje kirurgjikale. Reporteri i Këshillit te Evropës, Dick Marty, publikoi një jave me pare një raport ku kreu i qeverise se Kosovës Hashim Thaçi akuzohej si kreu i një grupi kriminal për trafik organesh e armesh e lendesh narkotike. Edhe pse ky dokument gjeti jehon ne mediat ndërkombëtare, ai cilësohet gjerësisht si i pafaktuar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›