E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kryekomunari ne Muhur nje tjeter ne hetim

Dy kryetarë komune në Peshkopi duket se nuk i kane punët mirë. Njeri prej tyre është arrestuar sepse ka rrahur kunatin e tij ndërsa një tjetër po merret në ndjekje penale në gjendje të lirë.

Sipas korrespoendit atje, ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën përveç faktit se protagonistët e lajmit janë të dy kryetarë komune. Kështu në komunën Muhur të Peshkopisë sipas informacionit të policisë, është arrestuar kryetari Afrim Nikli për shkak se ai ka dhunuar e rrahur me sende të forta kunatin e tij Dalip Damiz.

Nuk dihen shkaqet ndërsa policia po heton ngjarjen. Ndërkohë kryetari i komunës së Kalasë së Dodës në Dibër, Bajram Himallari po ndiqet penalisht për shkak se akuzohet për fyerje të forcave të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›