Berisha Fondet e SHBA-se nga Sfida e Mijevjecarit ndryshuan Shqiperine
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të programit të pragut të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi, se fondet e dhëna nga SHBA kanë bërë të mundur ndryshimin e Shqipërisë dhe shmangien e korrupsionit.
Kreu i qeverisë tha se falë fondeve të këtij projekti Shqipëria renditet ndër vendet kryesore për procedurat e regjistrimit të biznesit.
"Këto projekte ndryshuan në mënyrë thelbësore jetën dhe zhvillimet ekonomike në këtë vend. Ideja kryesore e Sfidës së Mijëvjeçarit ishte lufta kundër korrupsionit. Ne ramë dakord që ky fond të adresohej në fushat ku korrupsioni kishte problemet më të mëdha. Sot jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur këto projekte", tha Berisha.
Në fjalën e tij Berisha tha se sot festojmë suksesin e projekteve të Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit. Këto 20 vite vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare i dhanë Shqipërisë miliarda dollarë,1 miliardë nga SHBA, BB, KE akoma më shumë, por në të gjitha këto shuma nuk mund të gjesh 30 mln dollarë që të jenë shumëfishuar në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, jo dhjetë herë, por njëqind herë dhe më shumë”, tha Kryeministri Berisha.
Berisha i shprehu mirënjohje të thellë ambasadorit Arvizu dhe qeverisë së SHBA si dhe mirënjohje për Maris Ris, pionere për këtë bashkëpunim. Më tej kryeministri u ndal tek lufta ndaj korrupsionit. “Lufta kundër korrupsionit, qëllimi kryesor të adresohej në fushat ku kishte më shumë probleme. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre që iu bënë të mundura këto projekte.
Ai tha se Shqipëria vjen e 9-ta në botë për procedurën e regjistrimit të biznesit, nga 4 mijë euro e 42 ditë sot e regjistron atë brenda gjysmë ore e 1 euro. Kryeministri tha se Shqipëria në projektin e prokurimit elektronik, nga një vend që 70% i kishe indekte e pa procedure u shndërrua në vendin e parë me prokurime 100% elektronike.
"Shqipëria vjen në këtë stad, e 9-ta në botë për procedurën e regjistrimit të biznesit, nga disa muaj, sot e regjistron në brenda gjysmë orë me një euro. Shqipëria me projektit tjetër të prokurorimit publik, nga një vend që 70 për qind të prokurorimeve që i kishte direkt pa asnjë procedurë, u shndërrua në një vend me prokurime 100 për qind elektronike", tha Berisha.