Arvizu Shqiperia ka nje sistem elektronik sherbimesh te rritet lufta ndaj korrupsionit
Aleksandër Arvizu, ambasadori amerikan në Shqipëri vlerëson ndihmën e dhënë Shqipërisë në kuadër të programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri, program ky që përmbyllur, për përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbështetjes financiare për vendosjes e sistemeve elektronike.
Arvizu vlerësoi se sot Shqipëria ka një sistem elektronik. “Qendra për regjistrim e biznesit është me rëndësi të madhe. Regjistrimi kombëtar i territorit përdoret për lejet e ndërtimit. Të gjitha këto janë fryte të partneritetit dhe i përkasin komunitet të biznesit”, tha Arvizu.
Arvizu tha se Shqipëria ka një sistem elektronik shërbimesh. Shërbime me një ndalesë si One Sto Shop. Ai vlerësoi se regjistrimi elektronik rrit transparencën.
Por nga ana tjetër ai dha mesazhin se ka ende shumë punë për tu bërë për reformat në vend. Ai kërkoi të thellohet lufta ndaj korrupsionit.
“Lufta ndaj Korrupsionit do të mbështetet nga SHBA. Po ashtu partitë duhet të çojnë përpara axhendën integruese evropiane. Duhet të qartësohet se privilegjet e imunitet nuk duhen lejuar”, tha Arvizu nga ana tjetër .
Ai tha se SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojë Shqipërinë në çdo hap. Partneriteti mes këtyre dy vendeve i ka sjell progres Shqipërisë.