E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes nis aksionin per pastrimin e Liqenit Artificial

Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin për pastrimin e territorit të Liqenit Artificial të Tiranës, nga inertet, mbeturinat dhe ujërat e zeza.

Inspektoriati i Bashkisë, bllokoi sot 7 subjekte dhe disa familje që shkarkonin në liqen ujërat e zeza.

Gjithashtu, u shkëputën disa lidhje të paligjshme që kishin krijuar disa lavazhe në atë zonë, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar ujin e Liqenit.

Kjo është faza e parë e aksionit. Faza e dytë është afatgjatë dhe ka të bëjë me vendosjen në punë të kanalit komunikues mes Liqenit Artificial dhe Liqenit të Farkës, çka do të sigurojë ekuilibrin e duhur hidrik, rehabilitimi i plotë i digës si dhe rregullimi dhe vënia në funksion normal i kolektorit të digës.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›