E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin kerkimet per 8 marinaret e zhdukur

Rinisin kërkimet në det të hapur për marinarët e zhdukur turq. Pas ndërprerjes se operacion kërkimit në orët e vona të natës së kaluar, sot në mëngjes skafet e policisë dhe mjetet e tjera të ushtrisë janë rikthyer në det.

Njoftimet nga kapiteneria e Durrësit thonë se për të gjetur të zhdukurit e anijes turke e cila u përplas me një traget të linjës Durrës- Bari, ka mbërritur edhe një anije turke. Tetë anëtarët e ekuipazhit të anijes tregtare turke “Reina1” konsiderohen ende të humbur dhe pse ka dyshime që ata të jenë mbytur.

Trageti “Ankara”, i cili ishte nisur nga porti i Durrësit drejt Barit rreth mesnatën e të mërkurës me rreth 200 udhëtarë në bord, 20 milje larg portit, në ujërat ndërkombëtare është përplasur me anijen tregtare “Reina 1”, me një kapacitet 3500 ton, e cila lundronte nga një port rus drejt Malit të Zi.

Si pasojë anija tregtare me ekuipazh turk, e cila ishte drejtuar për në Mal të Zi pas nisjes nga porti turk, u fundos brenda pak minutash. Anija tregtare me flamur maltez është fundosur në det për rreth 2 minuta ndërsa ne bord ndodheshin 10 pjesëtarëve të ekuipazhit me shtetësi turke. Ahmet Bau 37 vjeç dhe Ahmet Setik, 54 vjeç, të dy nga Stambolli, janë të vetmit që kanë shpëtuar deri në këto momente. Ata ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›