Arrestohet mashtruesja e vizave amerikane
Tirane – Nje 52 vjecare e cila dyshohet te kete mashtruar nje numer te madh qytetaresh duke iu premtuar viza, punesime apo kredi eshte vene ne pranga diten e djeshme. Ajo eshte Haneme Shandoni lindur dhe banuese ne Tirane. Ne gracken e saj rane 32 persona. Nga hetimet e kryera dyshohet se gruaja nepermjet mashtrimit kundrejt shumave te konsiderueshme te parave ju ka premtuar nje numri te madh qytetaresh se do t’i punesonte prane Ambasades Amerikane, do t’u siguronte viza amerikane apo do t’i lehtesonte procedurat per te marre kredi prane Bankes Amerikane. Arrestimi i saj u be i mundur ne saje te operacionit te koduar “Rruga e Elbasanit” nga ana e efektivave te seksionit te Luftes kunder Pastrimit te Parave dhe krimit ekonomik dhe Financiar. Nje kallezim penal i depozituar 5 muaj me pare ne Prokurorine e Tiranes u be shkak i nisjeve te hetimeve ne ngarkim te 52 vjecares. Nga pergjimet e kryera kesaj te fundit gjate kesaj periudhe agjentet e policise kane arritur te dokumentojne veprimtarine e saj kriminale. 52 vjecarja, e cila ka perfituar nga fakti se jetonte prane Ambasades Amerikane, ishte prezantuar shtetasve te ndryshem si punonjese ne Ambasaden Amerikane Tirane, dhe do t’i ndihmonte keta te fundit per t’i punesuar ne kete ambasade, apo do t’i pajiste keta te fundit me viza amerikane dhe lehtesime ne procedurat per marrjen e kredive ne Banken Amerikane. Sipas hetimeve te kryera deri me sot, gruaja iu kishte marre si garanci shumen prej 160 000 lekesh secilit prej tyre. Pasi arrinte te merrte shumen e lekeve gruaja perpiqej ti mashtronte duke i mbajtur me shpresa qytetaret. Nderkohe qe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e saj u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e provave materiale praktikat per 23 qytetare te tjere, dokumente te cilat kjo e fundit do t’i perdorte per te mashtruar shtetas te tjere me qellim punesimin apo per t’u nxjerre vize ne drejtim te SHBA. Ne ngarkim te 52 vjecares jane depozituar plot 19 kallezime te cilat bejne me dije se kjo e fundit pasi i kishte marre shumen e lekeve te kerkuara prej saj nuk i kishte ndihmuar. Shandoni ka arritur te mashtroje deri me sot 32 persona te faktuar nga ana e policise dhe prokurorise, ndersa po verifikohen edhe raste te tjera te veprimtarise se saj. Sipas hetimeve gruaja kishte rreth nje vit qe ushtronte aktivitetin e saj kriminal. Ndersa hetimet jane per qendruar edhe ne zbulimin e bashkepunetoreve te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal. Nderkohe qe materialet hetimore i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. 52 vjecarja akuzohet se ka konsumuar veprat penale te “mashtrimit me shume se nje here”.