Lidhja e humbur, i merr peng vajzen
TIRANE – Lidhja e humbur pa deshire, dyshohet se ka shtyre nje 39-vjecar ne Tirane qe te marre peng vete i katert, per tre ore rresht nje vajze 19-vjecare e cila ishte e bija e gruas me te cilen kishte pasur nje raport.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 12:00 ne afersi te “Don Boskos”. Shkak i kesaj pengmarrjeje, sipas policise, aludohet se ka qene takimi me te emen e saj e cila dyshohet te kete pasur lidhje me nje nga pengmarresit. Sipas burime nga policia vajza ka depozituar dje nje kallezim penal ne komisariatin nr 3 Tirane ku edhe sqaron te gjithe situaten. Qytetari nga Tirana, Kujtim S. 39 vjecar, nje prej agresoreve te dyshuar, mesohet te kete pasur nje lidhje te hershme me nenen e 19 vjecares R.H, e cila me pas edhe e ka braktisur ate pa deshiren e tij. Kaq ka mjaftuar qe ky i fundit te hedhe dyshimet mbi braktisjen. Sipas burimeve nga policia, 39-vjecari dyshonte se ish e dashura e tij e kishte braktisur per nje tjeter dhe kete dyshim, nuk mund ta kapercente. Per ta ritakuar, kishte gjetur si zgjidhje vajzen e saj. Per kete ky i fundit se bashku me tre shoket e tij kane marre dje peng 19 vjecaren R.H., duke ushtruar presion ndaj saj me qellim qe te takonte te emen. Mesohet kater meshkujt, e kane ndjekur per rreth 10 minuta dhe me pas e kane marre ne nje makine 19-vjecaren, ku edhe me pas e kane mbajtur per 3 ore rresht per t’i bere presion nenes se saj. Vajza e cila ka kundershtuar agresoret nuk ka mundur dot as te marre ndihme nga ndonje kalimtar i rastit. Vetem pas 3 oresh keta te fundit kane vendosur ta dorezojne vajzen pasi nuk kane arritur asnje qellim. Mesohet se vajza nuk eshte demtuar, por eshte perdorur si nje karrem prej agresoreve. 19 vjecarja pasi ka arritur t’u shpetoje nga duart kater personave eshte paraqitur ne mediset e Komisariatit nr. 3 ku edhe me pas ka depozituar kallezimin e saj penal. Ne kete kallezim ajo shpjegon se eshte marre me force kunder deshires se saj, duke degjuar pretendime nga i dyshuari 39-vjecar per nenen e saj lidhur me raportin mes tyre dhe dyshimeve te tij per braktisje pas lidhjes me nje tjeter person. Ajo ka pershkruar kater meshkujt me te cilet tha se u detyrua te qendroje e izoluar tre ore rresht ne makine, si dhe organizatorin e incidentit, 39-vjecarin Kujtim S.
Burime nga policia kane bere te ditur se i dyshuari kryesor, shtetasi Kujtim S. eshte marre ne hetim ne gjendje te lire. Ai akuzohet se ka kryer vepren penale te “heqje te paligjshme te lirise se tjetrit”. Nga ana tjeter burimet kane bere te ditur se bashkepunetoret e tij nuk jane vene ne ndjekje penale pasi sipas shpjegimeve te dhena nga vajza ata kane qene vetem shoqeruesit e 39-vjecarit. Te kater personat gjithsesi, jane shoqeruar ne komisariat ndersa mesohet te kene sqaruar situaten. Sipas burimeve hetimore, 39 vjecari i ka qendruar versionit te tradhtise se nenes se vajzes duke pretenduar se ajo e kishte braktisur ate per nje tjeter. Ndersa mesohet se ka shpjeguar se e kishte marre vajzen vetem qe ta ritakonte serish te emen, ku dhe me pas te sqaronte gjithcka, por jo se kishte ndermend t’i bente keq vajzes. Ne lidhje me ngjarjen, policia tha se materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Tiranes per hetime te metejshme ne ngarkim te 39-vjecarit nga Tirana. Redinalda Caushaj
Gjithcka ka ndodhur 2 dite me pare kur vajza ishte duke u rikthyer per ne banesen e saj. Agresoret te cilet e kane ndjekur per 10 minuta e kane kapur dhe me pas e kane futur ne makine kunder deshires se saj.
19 vjecarja e cila eshte mbajtur peng per 3 ore me radhe ka depozituar ne komisariatin numer 3 Tirane nje kallezim penal kunder agresoreve te saj. Njeri prej tyre do te hetohet ne gjendje te lire.