E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqiptaret, me te varfer”

Levizja G99, nepermjet drejtuesit te saj ka akuzuar kryeministri Berisha se e ka zhytur vendin ne korrupsion, varferi dhe mungese perspektive. Duke komentuar analizen 7 mujore te qeverise, Veliaj tha se te gjitha raportet nderkombetare saktesojne deshtimin e kesaj qeverie. Sipas tij, Kryeministri trumbeton nje rritje rrogash e pensionesh qe eshte jo vetem e pavertete ne shifra por nje tallje e mirefillte me shumicen e qytetareve te cilet shpenzojne pjesen me te madhe te te ardhurave per ushqime, energji, e shendet, te gjitha shpenzime qe jane bere disa here me te shtrenjta se rritja imagjinare e te ardhurave. “Por ndoshta eshte shume te presesh nje lidhje te forte me realitetin nga Sali Berisha. Ne fund te fundit kjo eshte me se e kuptueshme sepse teksa shqiptaret varferohen e vuajne pa uje e drita, familjet e kryeministrit e te tijve po kalojne kohen me te bukur e te begate te jetes se tyre”, tha Veliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›