E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli le ne burg Kranxhen, akuzohet per grabitjen e NBG-se

Tirane - Gjykata e Apelit vendosi dje masen e sigurise “arrest me burg” per nje autoret e dyshuar per grabitjen e filialit te bankes “NBG”. Mbrojtja e Fation Karanxhes i ka bere te ditur dje togeve te zeza te kesaj gjykate se klienti i tij ishte i pa fajshem dhe nuk kishte marre pjese ne kete grabitje. Per kete mbrojtja i ka kerkuar togave te zeza te Gjykates se Apelit caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e vendosur nga ana e Shkalles se Pare. Por nga ana tjeter perfaqesuesi i prokurorise i ka shpjeguar gjykates se ka prova bindese se i pandehuri ka marre pjese ne grabitjen e bankes greke. Per kete ai i ka kerkuar togave te zeza lenien ne fuqi te mases se sigurise te vendosur nga Shkalla e pare, mase kjo e caktuar me pas edhe nga vete gjykata. Sipas hetime te kryera nga Prokuroria e Tiranes Fatjon Karanxha, 22 vjec, Luan Kuci, 22 vjec dhe Edmir Shehi, 18 vjec dyshohet te kene grabitur me arme filialin e bankes NBG, qe ndodhet ne dalje te Tiranes, ne autostraden qe lidh kryeqytetin me Durresin, ngjarje kjo e ndodhur me 6 gusht te ketij viti. Sipas hetimeve dhe deshmive te marra ne vendngjarje te pandehurit te pandehurit te cilet ishin maskuar dhe nen kercenimin e nje arme kishin urdheruar klientet dhe punonjesit e bankes te mos levizin, ndersa njeri prej tyre i ishte afruar arkes dhe kishte urdheruar punonjesen t‘i dorezonte parate. Pasi kishin marre rreth 1 milion leke, tre autoret ishin larguar me shpejtesi, ndersa dyshohet se jashte bankes i priste nje automjet ne te cilen keta te fundit jane larguar me shpejtesi nga vendngjarja. Ne gjykaten e Apelit pritet qe ne ditet ne vazhdim te shqyrtohen dy kerkesat e tjera ajo e Shehit dhe e Kucit per apelimin e mases se sigurise se dhene nga Gjykata e Tiranes, kerkesa te depozituara ne nje dite me ate te Karanxhes. Tre te pandehurit akuzohen nga prokuroria e Tiranes per vepren penale te “vjedhjes me arme” e kryer ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›