Ministri Oketa: Eliminuam 1300 tone municione
DURRES- Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa verifikoi nga afer pastrimin e bazes ushtarake ne Shkozet te Durresit nga 59 kontenieret me municione te rrezikshme. Gjate inspektimit qe u zhvillua dje paradite ne kete zone, ai dha garanci se tashme ajo qe ishte nje shqetesim dhe rrezik per banoret, i ngritur disa here nga media, eshte eliminuar.
“Ne me pak se dy muaj u be e mundur eliminimi i nje shqetesimi te ngritur edhe nga media ne lidhje me 59 kontenieret qe mbanin afersisht 1300 tone municione”- tha Ministri i Mbrojtjes. Ai theksoi se “kjo sasi municioni jo vetem qe eshte larguar nga depot ne Shkozet, por eshte asgjesuar dhe pjesa e rrezikshme, diegoret dhe baruti. Pjesa tjeter e magazinuar mund te konsiderohet pjese e parrezikshme e nje shperthimi”. Oketa u shpreh se ky ishte hapi i pare i nje plan veprimi qe ka hartuar kjo ministri ne lidhje me asgjesimin e municioneve te vjetra, nderkohe qe hapa te tjere do te kete ne vazhdim. Pak dite me pare eshte bere asgjesimi i 2.5 tone barut te zi ne Mjekes. Nga data 1 shtator do te fillojne te veprojne disa grupe te ngritura qellimisht per te zbatuar planin. “Jam i sigurt se shume shpejt do ju bej me dije se rreziku eshte eliminuar. Se shkalla e rrezikut nga drita e kuqe do kaloje ne jeshile, ne nje nivel me te ulet, pra do rritet me shume siguria”.