E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e SHBA Arrini kompromisin permiresoni ligjin

Gjykata Administrative Countryman Ajo qe eshte humbur eshte nje shans. Ngerci nuk mbeshtet interesat e shqiptareve

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kerkojne politikes shqiptare ta zgjidhe vete ngercin por bejne se kompromisi mes paleve permireson ligjin zgjedhor. Zv.sekretari amerikan i Shtetit per Evropen Thomas Countryman u keshillon dy drejtuesve kryesore te politikes ne vend Sali Berishes dhe Edi Rameskompromis dhe tolerance. Pa nje plan te SHBA-ve per te zgjidhur ngercin politik por sigurisht me nje sugjerim prej diplomati karriere ka mberritur ne Tirane Thomas Countryman zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit. Gjate nje konference per shtyp ne ambasaden amerikane Countryman zbardhi detaje te takimit me dy lideret kryesore politike dhe sugjerimin qe palet te kalojne nga pozitat aktuale ne zgjidhje praktike. Ky si nje objektiv qe garanton mbi te gjitha sundimin e ligjit sic tha z. Countryman. Zyrtari i DASH beri te qarte se te gjithe skenaret per nje zgjidhje te mundshme e cilaeshte mire te mos vonoje duhet te shkruhen ne Tirane.

Ngerci aktual politik ne Parlament nuk mbeshtet interesin e perbashket te popullit shqiptar. Me lejoni te jem fare i qarte Nuk erdha ne Shqiperi me nje plan te SHBA-se se si te zgjidhet ngerci te jap bekimin apo ndeshkimin per njeren apo tjetren pale. Mendoj se eshte kerkese e popullit shqiptar qe lidershipi i partive politike te tregoje lidershipin e duhur per te ndermarre vendime te veshtira per te kaluar legjislacionin e nevojshem per te permiresuar zbatimin e ligjit dhe per te siguruar qe zgjedhjet e ardhshme te mos jene burim per kundershti te ngjashme te se shkuares - deklaroi Thomas Countryman. Sipas tij kjo do te kerkoje fleksibilitet nga te dyja palet dhe sigurisht kompromis. Ketu- shtoi Thomas Countryman - i vetmi sugjerim qe mund te jap eshte qe kompromisi te shihet si force dhe jo dobesi.
Pasi u njoh me qendrimet e paleve zevendesndihmessekretari amerikan i Shtetit pohoi se ka drite jeshile per kompromis ose kete i duhet te besoje per sa kohe dy lideret kryesore politike i deshmuan edhe nje dite me pare sikunder tha se i marrin seriozisht qendrimet amerikane.
Kjo nuk eshte nje loje ne te cilen nje pale humbet dhe tjetra fiton. Jam i sigurt se te dy lideret kuptuan ato qe thashe kane pervoje jane te dy te interesuar per Shqiperine kane treguar se jane miq te SHBA-ve dhe se i marrin seriozisht mendimet tona. Per momentin me duhet te jem optimist se do te kete progres - deklaroi z. Thomas Countryman. Gjate konferences se djeshme per shtyp z. Countryman vuri ne dukje se ceshtja e SHISH-it ishte gjithashtu teme e diskutimeve te vecanta qe ai zhvilloi me Kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS-se Rama. Ai tha se shfrytezoi mundesine per te riperseritur qendrimin e SHBA-se dhe vendeve te tjera anetare te NATO-s qe cdo ndryshim ne kete ligj te behet me kujdes ne perputhje me angazhimet e Shqiperise ne aleance si dhe duke shmangur cdo mundesi per shnderrimin e ketij institucioni ne agjenci politike.
Takimin me gazetaret zevendesndihmessekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman e nisi me nje vleresim te situates ekonomike ne vend sikunder theksoi mbeshtetjen qe SHBA japin per integrimin evropian te Shqiperise.
Nuk ka nevoje qe une tju tregoj progresin e madh qe Shqiperia ka bere ne 10 vitet e fundit ne terma te zhvillimeve te brendshme ekonomike dhe politike ne terma te rolit te rendesishem qe luan ne rajon dhe si anetare e re e NATO-s. Ne mirepresim faktin qe Shqiperia po ecen perpara ne ambicien e saj per tu bere anetare e BE-se. SHBA nuk eshte pjese e procesit vendimmarres por njerezit duhet te dine qe SHBA mbeshtet te ardhmen evropiane te Shqiperise - Thomas Countryman.
Vizita ne Tirane e zevendesndihmessekretarit amerikan te Shtetit vjen ne kuader te nje turi rajonal. Ne kete optike zyrtari i larte amerikan percolli nje mesazh te perbashket per te gjitha vendet e rajonit ne fakt nje sfide e forte me te cilen ato duhet te perballen. Z. Countryman foli per angazhimin e cdo shteti per te vendosur sundimin e ligjit dhe luftuar krimin dhe korrupsionin perpjekje qe gjithsesi do te kene mbeshtetjen e SHBA-se. I ndodhur ne Tirane qe prej te merkures zyrtari amerikan komentoi edhe djegien e fondeve per Gjykaten Administrative si pasoje e mungeses se kartoneve. Ajo qe eshte humbur eshte nje shans. Ne cdo demokraci parlamentare qe funksionon mire kerkohet jo vetem roli i ekzekutivit por edhe i legjislativit - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›