E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet me 4.6 gr heroine

Durres - Nje 35 vjecar eshte vene ne pranga per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Artur Gjoci, me banim ne Kavaje, u vu ne pranga dy dite me pare, rreth ores 19.00 u kap ne flagrance ne lagjen 12 te qytetit te Kavajes. Efektivat e policise, te cilin kishin marre informacione te rruge operative per Gjocin, pasi nje kontrolli kane gjetur sasine prej 4.6 gram lende narkotike e llojit heroine, e ndare ne 7 doza, gati per shitje. Seksioni i Luftes kunder Narkotikeve ishte vene ne vezhgim te ketij personi prej disa kohesh ne baze te dhenave qe dispononte per te, ndersa vetem nje nate me pare beri te mundur arrestimin e tij. Nga hetimet dyshohet se droga ishte e destinuar per t'iu shitur adoleshente te shkollave.

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›