E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy familje ne qiell te hapur

KRUJE - Nje zjarr i permasave te medha ka perfshire dje ne mesdite dy shtepi ne fshatin Borizane te Krujes. Fillimisht shkendijat e para te zjarrit jane pare ne banesen e Muharrem Lekes, e me pas zjarri qe ka qene teper i fuqishem ka perfshire nje shtepi tjeter. Mesohet se banesat e djegura jane te dy vellezerve Muharrem dhe Blerim Leka. Per shuarjen e zjarrit kane mberritur zjarrfikese nga Kruja, Laci dhe nga Lezha. Lufta me flaket ka zgjatur, por ato kane qene mjaft te medha sa qe ne shtepite jane djegur totalisht, duke mos shpetuar asgje prej tyre. Ne perhapjen e tyre ka ndikuar edhe era qe frynte ne kete kohe, duke i bere flaket paperballueshme. Familjaret kane shpetuar pa demtime por kane mbetur pa cati mbi koke.

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›