E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 19-vjecari me 3.2 gram

ELBASAN - U kap me disa doza te dyshuar si lende narkotike para Universitetit, arrestohet 19-vjecari. Policia e Elbasanit, ka bere te ditur se, specialiste te antidroges ne Elbasan kane vene ne pranga te riun, Fation Hajdari, me banim ne lagjen "Partizani" pasi eshte kapur me disa gram lende narkotike e cila dyshohet te jete e llojit heroine. 19-vjecari ishte duke pritur klientet e tij para sheshit te Universitetit "Aleksander Xhuvani", por eshte kapur ne befasi dhe gjate kontrollit ne nje kuti shkrepse ju gjeten 3.25 gram pluhur i vendosur ne pese qese plastike, e qe dyshohet te jete heroine. Zyra antitrafik ka marre ne pyetje shperndaresin me synimin per te arritur tek furnitori i tij. Si prova materiale polica ka sekuestruar lenden e dyshuar si narkotike.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›