E Diel, 1 Nëntor 2026

I ngacmojne shoqen e klases, sherr mes tre te adoleshenteve

KUCOVE - Tre nxenes ne nje shkolle nente vjecare ne qytetin e Kucoves jane perfshire ne nje grindje ne klase, ku ka ngelur i plagosur rende njeri prej tyre. Ngjarja ndodhi ne ambientet e nje klase ne shkollen nente vjecare "Gaqi Karakashi" dy dite me pare ne Kucove. Pas perfundimit te ores se peste te mesimit dy shoket e klases se tete E, M dhe F, F, 15 dhe 14 vjec jane grindur me nje bashkemoshatarin e tyre te nje tjeter klase. Grindja mes tre nxenesve kishte nisur qe gjate pushimit te madh, ku shkak jane bere ngacmimet e 15-vjecarit te plagosur ndaj nje vajze te klases tjeter. Djemte jane perfshire ne nje sherr gjate pushimit te gjate ku dy shoket e klases kane dashur ti dalin krah "ngacmimeve" me fjale qe vinin ne adrese te shoqes te tyre te klases. Sapo ka perfunduar ora e peste e mesimit, dy djemte kane shkuar ne klasen tjeter dhe kane rifilluar sherrin me bashkemoshatarin e tyre te klases paralele. Ky i fundit ka nisur te qelloje me grusht dy djemte dhe ne kete grindje mesohet se jane perfshire dhe nxenes te tjere te klases. Grindja e ndodhur ne klasen e tete, qe ndodhej ne katin e pare te shkolles eshte pare vetem nga nxenesit te cilet jane alarmuar veten ne kohen qe 15-vjecari E. M, nuk ka denjuar te thyeje me nje karrige xhamin e dritares dhe me nje cope xhami ka qelluar ne shpatull bashkemoshatarin e tij. Ky i fundit ka qene duke qelluar me grushte dy shoket e klases tjeter ne kohen qe njeri prej tyre ka reaguar duke thyer xhamin dhe me nje pjese te mprehte ka qelluar ne shpatull 15-vjecarin.

Hetimet

Burime te komisariatit te policise se ketij qyteti bejne me dije se, ndaj 15 vjecarit me inicialet E. M, banor i lagjes " 1 Maji" ne Kucove, nisen hetimet ne gjendje te lire per vepren penale te " plagosjes se rende te kryer ne bashkepunim", nderkohe qe materialet e kesaj ngjarje mberriten prane Prokurorise se Vlores, ne Sektorin e te Miturve.

E. Azizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›