E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamje nga Athina

Migracion pune shpesh here presupozon edhe grate, qe punojne si pastruese me pagese te ulet ne nje vend te huaj. Keshtu ndodh edhe ne Greqi. Migrantet, te cilat luftojne per te drejtat e punetoreve, nuk shihen me sy te mire.

Migracioni ka edhe nje ane tjeter te medaljes, gruan - jo vetem burrat largohen nga atdheu ne kerkim te nje pune - por edhe grate shkojne te punojne ne vende te tjera. Nder punet tipike, qe bejne grate ne vend te huaj, eshte p.sh. pastrimi, nje sektor klasik me te ardhura te pakta, ne te cilin punesohen vetem gra. Greqia nuk ben perjashtim. Ne fund te dhjetorit ne Athine nje pastruese bullgare dhe aktiviste e sindikates u sulmua ne rruge, ndoshta per shkak te angazhimit te saj per te drejtat e migranteve, qe paguhen keq. Janis Papadimitriou informon nga Athina

Rreziku e priste ate tek dera. Pak para Krishtlindjeve, me 22 dhjetor 2008, Konstantina Kuneva u sulmua ne rruge prej dy burrave te panjohur, qe e sperkaten ate me squfur. Qysh nga ajo dite ajo ndodhet ne pavionin e reanimacionit ne nje spital te Athines. Ndersa mungojne gjurmet e autoreve te sulmit. Policia greke beson, se sulmi mund te jete kryer nga dikush per aresye personale. Avokati i Konstantina Kuneva-s, Kostas Papadakis, eshte mese i sigurte, qe arsyet e sulmit jane politike dhe kane te bejne me angazhimin social te klientes se tij. Rruge ne AthineBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Rruge ne Athine

"Konstantina Kuneva nuk kishte konflikte me askend. Nje akt hakmarrjeje une e perjashtoj. Une mendoj, se autoret duhen kerkuar ne rrethin e atyre, qe ndihen te trazuar prej aktiviteteve te sindikatave

Bullgarja Kuneva punon si pastruese ne Athine. Me diplomen per histori ajo s´mund te bente asgje ne Greqi. Si nene e vetme ajo perpiqej te siguronte jetesen me pune te rastit. Se fundi ajo punonte per firmen e pastrimit ECOMET ne Pire duke u angazhuar edhe per te drejtat e punetoreve te tjera te ketij sektori, qe nuk paguhen si duhet. Kohet e fundit ajo kishte pasur grindje me punedhenesin, sepse i kishte kerkuar atij para per Krishtlindjet. Vetem pak dite perpara atentatit me squfur ate e kishin kercenuar me vdekje permes nje telefonate anonime. Por ajo nuk u tremb.

Sektori i pastrimit ne Greqi eshte nje dege e pagave te uleta. Ne kete sektor punesohen kryesisht migrante dhe klandestine, qe vijne per pune te rastit. Ato jo vetem qe paguhen keq, por kane edhe kushte te veshtira pune, ankohet Stavi Saloufakou, drejtuese e Sindikates se Punetoreve te Athines:

"Nje punetore pastrimi fiton mesatarisht 570 euro ne muaj neto, kesaj duhet t´i shtohet edhe nje page suplementare per veshtiresi ne pune, por qe sipas ligjit ajo livrohet vetem, pasi te kene kaluar gjashte ore pune. Kesisoj shumica e sipermarresve vendosin si kohe pune ditore 5,5 ore, ne menyre qe te mos pagujne suplementin e veshtiresise. Shume pastruese e nenshkruajne keshtu kontraten, sepse nuk kuptojne greqisht. Pavaresisht marreveshjes ato duhet te punojne tete ose nente ore ne dite pa kompensim page, pa suplementin per oret e nates dhe pa shlyerjen e pageses per oret e teperta."Pamje nga nje metro ne AthineBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga nje metro ne Athine

Firma e pastrimit ECOMET e ka denuar ashper atentatin me squfur ndaj Konstantina Kuneva-s. Kjo firme eshte nje nga ndermarrjet me te medha ne kete dege. Sipas te dhenave te veta firma ka te punesuara 800 kujdestare dhe ka nje xhiro vjetore prej 12 milione eurosh. Klientela e firmes jane hekurudha greke, ndermarrjet shteterore elektrike, si dhe sherbimi urban i Athines. Ne sfondin e zvogelimit te buxheteve ne Greqi thuajse te gjithe sipermarresit publike e kane privatizuar sektorin e pastrimit. Si rrjedhoje jane perkeqesuar edhe me shume kushtet e punes, ve ne dukje kryetarja e Sindikates se Punetoreve, Stavi Saloufakou:

"Ne gjithmone kemi kerkuar, qe sektori i sherbimeve publike te marre persiper bashkepergjegjesine per mosrespektimin e kodit te punes. Por kjo nuk ka ndodhur. Madje asnjehere nuk eshte kontrolluar, se sa persona aktivizohen faktikisht ne kete sektor. Nuk mund te lejohet, qe ne nje insitucion te garantohen me kontrate 30 punetore pastrimi dhe qe realisht ne vendin e punes te paraqitet vetem gjysma. Kjo do te thote, se vetem 15 punetore duhet te mbulojne pa pagese punen e kontraktuar per 30 vete."

Ne shenje proteste ndaj atentatit me squfur mbi 400 punetore pastrimi hyne ne greve dhe demonstruan perpara Ministrise se Punes ne Athine. Koleget greke te Konstantina Kuneva-s duan ta vazhdojne me cdo kusht protesten e tyre, sic konfirmon edhe Vlassia Papathanassi, Drejtuese e "Sindikates se Kujdestareve te Ambjenteve te Brendshme". Edhe ate e kane kercenuar me vdekje permes telefonatave.

"Po, kemi marre kercenime te tilla. Kur ishim ne gjykate madje pronaret dhe drejtuesit e personelit te shume firmave te pastrimit na kercenuan me sanksione. Megjithate ne duam te mbrohemi me guxim. Nuk na mbetet rruge tjeter."

Si shtetas te BE-se nderkohe punetoret bullgare ne Greqi nuk diskriminohen shume. Megjithate as ata nuk i preferojne si punetore me kontrate. Konkurrenca e krahut ilegal te punes eshte shume e forte, emigrante nga Evropa Lindore dhe nga Azia dynden ne sektorin e pagave te uleta. Politika greke tani per tani nuk ka aspak interes te hape nje debat te zgjeruar per emigracionin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›